ETIKA ISLAME

A MBARON MARTESA ME KALIMIN E BUKURISE

22/11/2010 11:45

Në të njejtën mënyrë sikur të shtypësh prizën e dritës dhe errësira shndërrohet në dritë,edhe tek ciftet vendin e mëshirës, besnikërisë, respektit dhe sakrificës artificiale e merr mëshira, besnikëria, respekti, sakrifica dhe muhabeti i sinqertë.

Njeriu nuk mund ta dojë shokun apo shoqen e jetës, sikur të ishte një dhuratë.Nëse ciftet dashurohen me njëri-tjetrin vetëm duke marrë parasysh bukurinë e jashtme, atëherë në ndonjë moment të ndonjë fatkeqësie,një martesë e tillë mund të përballohet me shkatërim.Martesat duhet ndërtuar në bazë të shoqërisë eternale(të pakufishme), në këtë mënyrë edhe dashuria shndërrohet në eternitet.Të ndahen lumturitë dhe të fshihen vështirësitë, të qëndrojmë pranë në ditët e mira dhe të largohemi në ditët e këqija është kundra natyrës së martesës.

Ishte ditë e diel dhe një ditë e bukur.Babai e mori djalin dhe e dërgoi në park, kurse nëna shkoi në kuzhinë për ta pregatitur gjellën.Bashkëshorti i kishte kërkuar byrek.Byrekët i përgatiti me përpikëri.Kishte ardhur radha për ti skuqur.E vendosi vajin në tavë dhe filloi që t`i skuq .Por, në ato momente, për befasi, filloi që të del flakë nga vaji.Gruaja e re pësoi disa dëme në duart dhe fytyrën e saj...Përjetoi ditë të vështira.

Të djegurat më në fund i kaluan, por fatkeqësishtë i kishin ngelur disa njolla në fytyrë. Fytyra e saj e bukur dhe duart i ishin deformuar.Edhe pse ishte bërë gati një vit nga ngjarja fatkeqe, përsëri njollat nuk i kishin larguar.Ndonjëherë kalonte përpara pasqyrës dhe nuk mundej as vetë të besonte se cka i kishte ndodhur.Një ditë e mori bashkëshortin pranë dhe i tha: “Shpirt, shikoje fytyrën time.Unë nuk jam më gruaja e bukur me të cilën ti u martove.Kam frikë se me kohë do të mërzitesh prej meje.Andaj deri sa është akoma herët të ndahemi” Bashkëshorti e kapi për dore me dashuri dhe mëshirë dhe duke e shikuar në sy i tha: “Po mirë, nëse më ndodhte mua e njëjta gjë, a do të largoheshe ti prej meje?”

“S`vjen parasysh të ndodhte një gjë e tillë”, i thotë gruaja.

“Nëse ti nuk mund të mendosh një gjë të tillë, si ka mundësi që unë të mendoj në atë mënyrë? Nga ana tjetër,fatkeqësia ty të ndodhi duke i përgatitur byrekët që i pëlqeja unë.Në këtë mënyrë do të të falenderoja unë ty?

Vallë a mund të quhet kjo miqësi apo besnikëri?Nëse qëllimi i martesës është që në mes nesh të ndahet dashuria dhe lumturia, nëse duhet të shijojmë kënaqësitë bashkërisht dhe të ndihmojmë njëri tjetrin në ditë të vështira.Atëherë cfarë vlere do të kenë këto fjalë nëse nuk i ndajmë vështirësitë? A nuk ishim ne ata që nënshkruam në fletoren e martesës fjalët se “ do të jemi bashkë edhe në ditë të mira, edhe në ditë të vështira”?

 

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara