ETIKA ISLAME

“DEVOTSHMËRIA DHE PËRMIRËSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRËS”

12/11/2010 22:05

Përgatitja më e fuqishme e besimtarit kundër mosbesimtarëve dhe kriminelëve, është devotshmëria dhe përmirësimi i veprave dhe i zemrës dhe kjo nuk bie ndesh me atë se duhet të merren shkaqet e fitorës.Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Ckado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t’ju konpensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.” (El-Enfal,60)

Faktori më i rëndësishëm në arritjen e fitores është prezenca e besimtarëve të sinqertë.Allahu, subhanehu we teala, thotë:“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 37) Allahu, subhanehu we teala, e ndihmoi Pejgamberin, salallahu alejhi we selem, derisa qëndronte në shpellën Thevër, pa armë dhe ushtri, e ndihmoi atë dhe shokët e tij në Luftën e Bedrit me melekë, në Luftën e Hendekut me furtunë dhe ushtri dhe ka shumë raste tjera ku Allahu e ndihmoi palën e Tij me faktorë të ndryshëm.

Gjëja më e rëndësishme është që të gjendet një palë nga besimtarët që kupton Islamin dhe kuptimin e saktë dhe që jeton me të në të gjitha sferat e jetës dhe nën hijen e kësaj krijon popull besnik që ndanë të vërtetën nga e kota, Islamin nga mosbesimi, nuk pranon mashtrime dhe solidarizime për të bërë lëshime në besimin dhe parimet e veta, sado që të torturohet dhe të burgoset.
Nuk është turp e as dështim të vritet dikush në rrugën e mbrojtjes së fesë, besimit, parimeve dhe qëndrimeve të paluhatshme të tij në fjalë dhe vepra.Kështu vepruan magjistarët që besuan në kohën e Musait, alejhi selam.
Faraoni iu kërcënua atyre se do ti mbyste, pasi besuan në Zotin nëse nuk kthehen nga besimi, por kjo nuk i bëri ata ti nënshtrohen Faraonit, nuk u dobësuan e as nuk u dëshpruan dhe thanë:“Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!” Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!” (Taha, 72-73)

Kur imani futet thellë në zemrën e njeriut, ajo zemër nuk mashtrohet pas dëfrimeve, nuk ik nga e vërteta sido që të sprovohet, qoftë me rrahje, burgim, vrasje apo nga sprovimet e fshehta që i ofrohen siç është pasuria dhe pozita.
Transmeton Buhariu nga Habab ibën Ereti i cili thotë:“U ankuam tek Pejgamberi, ai ishte i mbështetur nën hijen e Qabës dhe i thamë: A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po e lut Allahun për ne? Atëhere ai tha: “Ka pasur para jush besimtarë të cilët i futnin në gropa dhe me sharrë ua ndanin trupin në dy pjesë dhe kjo nuk i largonte nga rruga e Allahut, po ashtu merrnin krehër të hekurt dhe i krehnin derisa u ndahej mishi nga eshtrat dhe kjo nuk i largonte nga rruga e Allahut. Pasha Allahun, Ai do ta plotësojë fenë e Tij gjersa të shkojë njeriu prej Sinasë e deri në Hadramet dhe nuk do të frikësohet përveç prej Allahut dhe ujkut ndaj deleve të tij.

Por ju po nguteni.”Sprovimet nuk u shtojnë gjë tjetër besimtarëve e në veçanti dijetarëve, vetëm se imanin dhe dorëzimin në Allahun, subhanehu we teala.Allahu, subhanehu we teala, thotë:“E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.” (El-Ahzab, 22)
Nje I devotshëm,besimtar i vërtet tha: " Me drejto ne nje veper prej se ciles nuk do te ndalem se vepruari per hir te Allahut, me te Lartit." I eshte thene atij: " Cdohere te kesh qellim per mire, per arsye se ti asnjehere nuk do te ndalesh se vepruari edhe nese nuk kryen ndonje veper. Njeti (qellimi) behet edhe ne mungese te ndonje vepre. Kushdo qe e bene nijet qe te falet naten dhe e ze gjumi, per ate qe e kishte per qellim do ti shkruhet shperblim atij."

DERGUAR NGA: NERA KOSOVA

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara