ETIKA ISLAME

Faraoni e kishte hedhur fëmijën në zjarr para syve të nënës së tij

10/11/2010 16:19

Njeri ndër shembujt më të shkëlqyer të respektimit të urdhrave të Allahut dhe të rrugës së Tij është edhe shembulli i floktares, së bijës së faraonit. Një ditë prej ditësh, floktarja ia krihte flokët bijës së faraonit, asaj i kishte rënë krehri në toke dhe kur ajo kishte dashur ta merrte atë, kishte thënë: “ Bismil-lah – Me emër të Allahut “. Bija e faraonit e kishte dëgjuar floktaren dhe i kishte thëne: Babai im është Allahu ? Floktarja i qe përgjigjur: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu. Atëherë bija e faraonit i kishte thëne: Do ta informoj babanë tim për këto fjale. Dhe ajo vërtet ashtu kishte bere.

 
Kështu që faraoni i kishte thëne floktares: A ke Zot tjetër pos meje ?! – Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – i kishte thëne floktarja. Faraoni kishte pyetur: A ka floktarja fëmijë ? Po, i ka 4 fëmijë, madje njërin ende e ka në gji. – i kishin thëne faraonit.

- M’i sillni fëmijët e saj, – kishte urdhëruar faraoni – dhe sillmani edhe një kazan të madhe me ujë, kurse nën të ndizeni një zjarr te fortë që të vlojë uji.

(Përpiqu qe ta imagjinosh se ç’fare kishte ndodhur dhe vëre veten tënde në vendin e floktares ).

Faraoni kishte marrë fëmijën e madh të floktares dhe i kishte thëne asaj: A ti ke Zot tjetër pos meje ?

- Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – kishte thëne floktarja.

Faraoni e kishte hedhur fëmijën në zjarr para syve të nënës së tij dhe fëmija kishte filluar të bërtiste deri sa ishte djegur i tëri…

Faraoni kishte bërë kështu edhe me fëmijën e dyte dhe të tretë. Edhe ata i kishte gjetur ajo që i kishte ndodhur vëllait të tyre të madh dhe, e gjithë kjo, madje para syve të nënës së tyre, e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pastaj radha i kishte ardhur fëmijës, i cili akoma ishte në gji. Zemra e floktares kishte filluar të dridhej, kurse kraharori t’i ngushtohej, sakaq fëmija i foli asaj: Oj nëna ime, duro, sepse ti, pa dyshim, je në rrugën që është e vërtetë !

Pas kësaj, faraoni i kishte hedhur në zjarr fëmijën dhe nënën e tij…

E kuptoj se ky tregim ka bërë që zemrat tuaja të qajnë, kurse sytë të lotojnë…

I Dërguari paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Isras dhe Mi’raxhit, ka thëne: “ Ndërsa po udhëtoja në qiell, kam ndier një aromë të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaj e pyeta Xhibrilin : O Xhibril, ç’është kjo aromë ? Ai më tha: Është aroma e floktares që ia ka krehur flokët bijës se faraonit dhe aroma e katër djemve të saj “

O Zot! Syri qan gjatë pikëllimit, por ai qan edhe gjatë gëzimit !

“Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Zumer ,10)

( Vepra e vetme, për të cilën nuk dihet shpërblimi, është durimi. )

Vërtet, s’ka dyshim se më i madhi durim, është të durosh në rrugën e Allahut dhe për fenë e Tij.

Shkëputura nga libri “ Durimi dhe Maturia”

Shkruar nga Amër Halid

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara