ETIKA ISLAME

HISTORIA E MUSA A.S -PJESA 3-

10/12/2010 11:10

Kur Musai a.s i pyeti mbi arsyen që i shtyri të adhurojnë viçin, ata u përgjigjën:

“Ne nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë me vullnetin tonë, por qemë të ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit), andaj i hodhëm ato (në zjarr për t’u lehtësuar). Po kështu i hodhi edhe Samiriu, dhe nga këto ai bëri një trup viçi që pëlliste. Atëherë tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait. Ai (Musai) ka harruar (t’ju tregojë për të)!” (Taha, 87-88)

Si është e mundur që Bijtë e Izraelit ta besonin një gjë të tillë? "Vallë, a nuk e shihnin ata, se (viçi) nuk u drejtonte atyre asnjë fjalë dhe nuk ishte në gjendje t’u sillte kurrfarë dëmi apo dobie? Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre qysh më parë: “O populli im! Kjo është vetëm një provë për ju! Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim! Ata u përgjigjën: “Ne do t’i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai” (Taha, 89-90)

Kur e pa se në ç'gjendje ishin katandisur populli i tij, Musai a.s u zemërua shumë, saqë i hodhi tutje edhe pllakat ku i ishte shpallur Teurati. Ai iu drejtua Harunit fillimisht me kritika të shumta, madje e kapi dhe për flokësh dhe mjekre duke e tërhequr zvarrë, për atë që kishte ndodhur. Natyra e Musait a.s ishte natyrë e ashpër, ndërkohë që natyra e Harunit ishte e butë. Për këtë, hebrenjtë e donin Harunin a.s më shumë se ç'donin Musain a.s.

"(Musai) tha: “O Harun, ç’të pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur, që të vije tek unë?! A mos e kundërshtove urdhrin tim?” (Haruni) tha: “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre e as për koke! Unë kisha frikë se do të thoje: Ke mbjellë përçarje midis bijve të Izraelit e nuk i ke mbajtur porositë e mia”. (Taha, 92-94)

Pra, Haruni a.s u justifikua para Musait a.s se nuk donte t'i përçajë Benu Israilët. Pasi përfundoi me të vëllanë, Musai a.s iu drejtua Samiriut.

Në një ajet tjetër, jepen detaje të tjera lidhur me arsyen që e bëri Harunin a.s të mbajë atë qëndrim.

"Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. – Benu Israilët që adhuruan viçin e kishin kërcënuar me vrasje nëse do ua shante viçin të cilin adhuronin - Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!” (Araf, 150)

(Musai) tha: “Si është puna jote, o Samiri?” (Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. - Ai kishte parë Xhibrilin a.s mbi kalë - Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime.” (Taha, 95-96)

Ishin ata hebrenj që pasi kishin parë me sytë e tyre kushedi sa mrekulli nga duart e Musait a.s, adhuronin një viç të argjendtë, thjesht sepse pëlliste. Ata kishin parë me sytë e tyre dhe i kishin përjetuar nëntë ndëshkimet me të cilat Zoti dënoi egjiptianët, kishin parë mrekullinë e hapjes së detit etj... dhe tani harroni gjithçka.

"atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin." (Bekare, 93) Edhe pse ata shfaqeshin dhe manifestonin besimin, brenda në zemër dhe në natyrë u ishte rrënjosur idhujtaria. Kjo është fytyra dhe natyra e vërtetë e hebrenjve, përgjatë gjithë historisë. Në fund, Musai a.s iu drejtua Samiriut me fjalët:

"(Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash:"Mos më prekni"Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij." (Taha, 97)

Disa dijetarë kanë mendimin se Musai a.s ua ndaloi Benu Israilëve të sillen keq me të. Kurse disa të tjerë, mendojnë se atë e kaploi një sëmundje ngjitëse, gjë e cila bëri që të gjithë ta braktisin dhe të distancohen prej tij. Premtimi i cili do të zbatohet, është ai i Ditës së Gjykimit.

Mandej, Musai a.s urdhëroi që viçi i argjendtë të shkrihej dhe të vërvitej në det dhe ashtu ndodhi. Pas kësaj, Musai a.s iu drejtua popullit të tij me fjalët:"Në të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu; s’ka zot tjetër përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë”. (Taha, 98)

Pas gjithë kësaj, Musai a.s e luti Zotin për vëllanë e tij Harunin.

"Musai u lut: “O Zot! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën Tënde! Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”. (Araf, 151)

Mandej, Zoti i lartësuar i jep udhëzime Musait a.s lidhur me të gjithë ata që adhuruan viçin.

"Ata që zgjodhën viçin për zot të tyre, do t’i zërë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin." (Araf, 152)

Që atëherë, Benu Israilët merituan zemërimin e Zotit dhe jetën plot poshtërim. Për këtë, sa herë që falemi, në suren e parë – Fatihanë – ne lutemi:"Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!" (Fatiha, 6-7)

Të udhëzuarit, janë profetët dhe njerëzit e ndershëm që nuk devijuan nga rruga e drejtë. Ata që kanë shkaktuar zemërimin e Zotit, - sipas dijetarëve – janë ata që e njihnin të vërtetën, por që e braktisën me dashje, ata që i shihnin mrekullitë e qarta nga Zoti, megjithatë adhuronin viçin. Kurse të humburit, janë ata që e humbën të vërtetën.

Kur viç i argjendtë u shkri, u copëtua dhe u vërvit në det, adhuruesit e tij e kuptuan se kishin gabuar rëndë. Për këtë, vajtën tek Musai a.s dhe i thanë:"Kemi bërë gjynah të rëndë dhe padrejtësi të madhe. Tashmë duam të pendohemi."

Menjëherë Musait a.s iu shpall nga Zoti, se të gjithë ata që janë penduar, për ta vërtetuar sinqeritetin e pendimit, duhej të vetëvriteshin. Kushdo që pretendonte se ishte penduar sinqerisht, duhej të vriste veten. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë fakt:

"..kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”. (Bekare, 54)

Disa prej tyre e pranuan këtë dhe u vetëvranë, ndërkohë që shumica refuzuan.

"Dhe, vërtet, do t’i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët." (Bekare, 96)

Për ta, nuk ka rëndësi si jetojnë, të nënshtruar, jobesimtarë etj... e rëndësishme është të jetojnë. Kjo është natyra e çifutëve, për këtë i frikësohen shumë vdekjes.

"Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve." (Hashr, 14)

Bazuar mbi këtë tipar, u erdhi dhe kushti për pranimin e pendimit, vetëvrasja. "Ndërsa ata që kryejnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe bëhen besimtarë, ta dinë se pas kësaj, Zoti yt është vërtet Falës e Mëshirëplotë." (Araf, 153)

Ndërkkohë që ata që refuzuan i kaploi mallkimi, zemërimi dhe poshtërimi gjatë gjithë jetës.

"Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre." (Araf, 154)

Pasi i mori pllakat ku ishte shkruar Teurati, Musai a.s mblodhi popullin e tij dhe u tha:"Në këto pllaka ndodhen udhëzime dhe dispozita nga ana e Zotit të lartësuar. Ato përmbajnë Teuratin, prandaj i dëgjoni dhe u bindeni!"

çifutët i thanë:"Na i lexo njëherë, nëse na pëlqejnë do të veprojmë sipas tyre, në të kundërt jo." “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” (Bekare, 93)

Musai a.s ua përsëriti thirrjen për t'i respektuar dispozitat që ndodheshin në Teurat, megjithatë ata refuzuan sërish. Musai a.s u kërkonte besën dhe fjalën se do vepronin konform ligjeve të cilat gjendeshin në Teurat, por ata e kundërshtonin.

Duke parë kokëfortësinë dhe refuzimin e ligjeve të Zotit, Musait a.s i jepet një mrekulli tjetër, të cilën hebrenjtë e shohin me sytë e tyre. Ajo që ndodhi ishte se mali më i afërt, shkëputet nga vendi, fluturon drejt tyre dhe qëndron sipër kokave. Musai a.s u thotë:"Pranojini ligjet dhe dispozitat që gjenden në këto pllaka, në të kundërt mali do u bjerë mbi koka."

Të frikësuar, të gjithë ata ranë në sexhde. Pastaj i ngritën kokat duke parë malin sipër dhe thanë:"Bindemi, bindemi!"

Nuk u bindën veçse pasi u kërcënuan dhe konstatuan rrezikun. Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:

"Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!” (Bekare, 93)

"Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet.” (Araf, 171)

Nuk u bindën dhe nuk e dhanë fjalën se do i respektonin ligjet e Teuratit, veçse pasi panë se nuk kishin rrugë tjetër. Veç kësaj, ata u detyruan të japin fjalën se çdo urdhër që do u vijë nga Musai a.s do e pranonin pa u lëkundur.

Mandej, Musai a.s vendosi t'i kërkojë falje Zotit, për natyrën kokëforte dhe refuzimin e popullit të tij, për të respektuar ligjet e Zotit. Për këtë, ai përzgjodhi shtatëdhjetë burra nga ata që nuk e kishin adhuruar viçin dhe bashkë me ta u nis drejt malit Tur, ku do të takohej për herë të tretë me Zotin. Thotë Zoti i lartësuar:" Më pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë." (Araf, 155)

Pasi mbërritën dhe u ngjitën në malin Tur, mali filloi të lëkundej, saqë u siguruan se do të vdisnin në vend. Ky ishte një sinjal i qartë se Zoti ishte zemëruar shumë me Benu Israilët.

"Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve! Na cakto të mira në këtë botë dhe në tjetrën, sepse veç tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona." (Araf, 155-156)

Pas këtyre lutjeve të Musait a.s, lëkundjet u ndalën dhe mali u qetësua. Pas kësaj, mali mbi të cilin ndodheshin u mbulua nga mjegulla. Aq e dendur ishte mjegulla, saqë nuk shihnin gjë, por vetëm dëgjonin. Në ato çaste Musai a.s filloi t'i kërkojë falje Zotit lidhur me adhurimin e viçit nga populli i tij. Të shtatëdhjetë burrat dëgjonin zëra por nuk shihnin gjë. Pasi Musai a.s e përfundoi takimin me Zotin, u kthye tek të shtatëdhjetë burrat, të cilët i thanë menjëherë:"Ti na premtove se do të takoheshim me Zotin! Ne nuk të besojmë derisa ta shohim Zotin me sytë tanë."

Thotë Zoti në Kuran:"Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!” (Bekare, 55)

Edhe pse Musai a.s zgjodhi shtatëdhjetë burrat më të mirë nga mesi i popullit, edhe këta e zhgënjyen me kërkesa të tilla. Ata deklaruan se donin ta shohin Zotin, se nuk mjaftonte të dëgjojnë zëra. Ky ishte një manifestim i hapur i mosbesimit dhe kokëfortësisë së tyre. Menjëherë, Musai a.s filloi t'i paralajmërojë për pasojat e një kërkese të tillë. Ai u foli dhe mbi eksperiencën e tij kur deshi ta shohë Zotin dhe çfarë i ndodhi malit kur Zoti iu shfaq sadopak. Megjithatë ata këmbëngulën ta shohin Zotin. "Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”

Gjoja, këtë kërkesë e bënin me qëllim që kur të ktheheshin tek çifutët e tjerë, t'u thonin se e kishin parë haptazi Zotin për të cilin u fliste Musai a.s. Ata i thanë se nuk do të ktheheshin tek Benu Israilët derisa ta shohin Zotin me sytë e tyre.

Një kërkesë e tillë e zemëroi Zotin dhe menjëherë i goditi një rrufe, duke ua marrë jetën të gjithëve njëherazi.

"Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë." (Bekare, 55)

Siç e thamë, këta ishin njerëzit më të mirë nga e gjithë popullsia e Benu Israilëve. Vallë si do u dilte para njerëzve të tij Musai a.s? çfarë do u thoshte për shtatëdhjetë burrat që i kishte zgjedhur vetë?

I gjendur në një siklet kaq të madh, Musai a.s filloi ta lusë Zotin që t'i ringjallë sërish, pasi e kishte tejet të vështirë të kthehej tek populli pa këta të shtatëdhjetë. Pas lutjeve të njëpasnjëshme dhe plot përgjërim, Zoti i tregoi një mrekulli tjetër, ku të shtatëdhjetë u ringjallën sërish.

"Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues." (Bekare, 56)

Ishin mrekulli pas mrekullie, megjithatë Benu Israilët nuk zinin mend. E liga kishte pushtuar zemrat dhe mendjet e tyre. Kush është ai që i sheh me sy këto mrekulli dhe vazhdon të mos besojë?! Zoti i cek këto fakte në Kuran, me qëllim që të sensibilizohemi mbi natyrën e këtij populli. Nëse janë sjellë në këtë formë me profetët dhe të dërguarit e Zotit, a mund të presim ne që të respektojnë marrëveshjet dhe besën?! Nëse e kanë thyer besën dhe premtimin me profetët e Zotit, mos do e respektojnë me ne?! Si mund t'u zëmë besë ne sot?! A do i zije besë një nënpunësi të tillë?!

Në më shumë se shtatëdhjetë pasazhe në Kuran, Zoti rrëfen historinë dhe na tregon natyrën e Benu Israilëve. Kjo me qëllim që të nxjerrim mësime nga historia dhe të zëmë mend. Thotë Zoti në Kuran:"Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët." (Maide, 82)

Me t'u kthyer Musai a.s bashkë me shtatëdhjetë burrat e tjerë tek populli, të gjithë u nisën për rrugëtiim, derisa arritën pranë Jeruzalemit (Kudsit), i cili asokohe njihej me emrin Elija. Jeruzalemi asokohe ishte kryeqyteti i të gjithë rajonit dhe sundohej nga një popull i madh në numër dhe shumë i fuqishëm. Musai a.s vajti në Jeruzalem me qëllim që ta marrë këtë qytet, pasi kushdo që e shtinte në dorë Jeruzalemin, e shtrinte pushtetin mbi të gjithë rajonin.

Kur mbërritën pranë mureve të Jeruzalemit, banorët e tij u përgatitën për luftë. Populli i Musait a.s ishte gjashtëqind mijë banorë, gjë që i frikësoi. Musai a.s i urdhëroi Benu Israilët të sulmojnë qytetin, por ata refuzuan. Ata u justifikuan me faktin se kanë qenë skllevër, janë marrë me bujqësi dhe blegtori gjithë jetën dhe nuk kanë haber nga lufta. Kishin kaluar katërqind e tridhjetë vite nën shtypjen dhe thundrën e egjiptianëve, pa u marrë me luftë. Musai a.s u kujtoi besën që i kishin dhënë për bindje në çdo situatë, por ata këmbëngulën në të tyren. Ai i siguroi se nëse do sulmonin, betejën e kishin të fituar dhe Jeruzalemi bashkë me rajonin do të binin në duart e tyre. Megjithatë, ata nuk iu bindën.

"O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!” Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”. (Maide, 21-22)

Përderisa Zoti e paska caktuar për ne, le të dalë populli që e sundon dhe të hyjmë ne pa luftë.

Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” (Maide, 23)

Lidhur me këto dy burra, interpretuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme, ku shumë prej tyre të gabuara. Në fakt, këta dy burra nuk ishin tjetër kush, përveçse Musai a.s dhe Haruni a.s.

Ajo që u kërkohej Benu israilëve ishte vetëm të hynin tek porta e qytetit. Me të hyrë në portë, ata do të fitonin. Megjithatë, nga gjashtëqind mijë frymë, Musait dhe Harunit a.s nuk iu bind asnjëri. Edhe të shtatëdhjetë burrat që vdiqën dhe u ringjallën sërish, nuk pranuan t'i afrohen portës së Jeruzalemit. Përgjigja e tyre ishte larg çdo etike me profetët e Zotit dhe me vetë Zotin e lartësuar.

"Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”. (Maide, 24)

Edhe sot kemi njerëz të cilët kur flasin mbi profetët flasin si të ishin ca mbretër dhe monarkë të lig. Kur të flasësh mbi profetët e Zotit, duhet të zgjedhësh fjalët më të përshtatshme për statusin dhe pozitën e tyre.

"Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.

Krahasojeni këtë qëndrim dhe përgjigje, me atë të myslimanëve ditën e Bedrit, kur profeti Muhamed a.s u kërkoi mendim nëse duhej të luftonin apo jo. Përgjigja e Mikdad-it ishte përgjigje e prerë. Tregon vetë Ibnu Mesudi:"Qëndrimin dhe përgjigjen e Mikdadit nuk do e këmbeja më të gjithë dynjanë dhe të mirat e saj."

Ai iu përgjigj Profetit a.s:"Për Zotin, ne nuk do të përgjigjemi siç iu përgjigjën çifutët Musait a.s ku i thanë:"shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”. por të themi:"Shko ti me Zotin tënd dhe luftoni, sepse edhe ne do të luftojmë bashkë me ju."

Kur pa përgjigjen e popullit të tij, Musai a.s tha:

“O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait..."

Kështu duket qartë që dy burrat që Zoti u kishte dhënë mirësi dhe i këshilluan popullin, ishin pikërisht Musai a.s dhe Haruni. Pas këtij qëndrimi zhgënjyes, Musai a.s i mallkon për herë të parë dhe lutet kundër popullit të tij.

prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!” (Maide, 25)

Përgjigja e Zotit ishte:

"Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”. (Maide, 26)

Nuk ka popull tjetër që janë ndëshkuar për një periudhë kohe kaq të gjatë. Atyre do u ndalohej hyrja në Jeruzalem për dyzet vite me radhë, edhe pse u ishte premtuar. Këto dyzet vite, hebrenjtë do i kalonin të humbur në shkretëtirë.

Kur pa që hebrenjtë nuk do të hynin në Jeruzalem, Musai a.s i urdhëroi të largoheshin që andej dhe ashtu vepruan. Objektivi i tyre ishte një fshat diku aty pranë, por gjatë rrugës për atje humbën në shkretëtirë. Edhe pse kishin kallauzë që e njihnin mirë zonën dhe rrugën, ata sorollateshin në të njëjtin vend. Pasi udhëtonin për ditë të tëra, ktheheshin sërish aty ku kishin nisur. Kjo vazhdoi për dyzet vite me radhë. Sa herë që një kallauz pretendonte se e dinte rrugën dhe do i çonte atje ku donin, humbisnin dhe ktheheshin sërish aty ku kishin qenë.

Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Vallë me çfarë ushqehej gjithë ai numër i madh njerëzish, gjatë dyzet viteve?

Zoti i lartësuar i ndëshkoi me humbje, por nuk deshi t'i shfarosë si popull. Edhe pse të humbur në shkretëtirë, Zoti i furnizonte me ujë dhe ushqim.

"Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet." (Araf, 160)

Me një të goditur me shkop mbi një shkëmb, që aty shpërthenin dymbëdhjetë burime uji, nga një burim për çdo fis. Kudo që udhëtonin, hebrenjtë e mbanin me vete shkëmbin, i cili gjatë udhëtimit nuk buronte ujë. Për dyzet vite me radhë ata u furnizuan me ujë në këtë mënyrë.

Edhe pse uji nuk u mungonte, hebrenjtë iu ankuan Musait a.s për diellin përvëlues të shkretëtirë. Musai a.s e luti Zotin që t'i ndihmojë dhe Ai u dërgoi një re që i shoqëronte kudo që udhëtonin. Kurse për të ngrënë, tre vakte në ditë Zoti i furnizonte me thëllëza të cilët u vinin çdo vakt. Secili nga hebrenjtë kapte nga një thëllëzë, e therrte, e gatuante dhe ushqehej me të. Veç thëllëzave, atyre u jepej dhe një lëng tjetër të cilin e gjenin në pemë, me shije mjalti. Kurse disa të tjerë mendojnë se ishte me ngjyrë të bardhë dhe me të zinin brumë për bukë. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:"Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes." (Araf, 160)

 

Ndodhia e lopës

Gjatë dyzet viteve që hebrenjtë kaluan të humbur në shkretëtirë, ndodhin një sërë ngjarjesh. Njëra prej tyre është dhe ajo e lopës e cila ceket në Kuranin fisnik.

Një ditë, Benu Israilët gjejnë një burrë nga elita e tyre të vrarë pa ditur kush e kishte vrarë. Pasi u lodhën duke hetuar vrasësin, vajtën tek Musai a.s dhe i treguan si qëndronte puna. Musai a.s u përgjigj se nuk e dinte kush ishte vrasësi, veçse po ti shpallej nga Zoti. Musai a.s iu lut Zotit dhe atij iu shpall që për të mësuar vrasësin u duhej të therrnin një lopë."Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” (Bekare, 67)

Kur dëgjuan këtë, njerëzit u çuditën dhe i thanë Musait a.s me të tallur:"Ne kemi ardhur të qajmë hallin, kurse ti na urdhëron të therrim një lopë! ç'qenka kjo?!"

"Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”. (Bekare, 67)

Kur panë se Musai a.s e kishte seriozisht këtë, i kërkuan sqarime të mëtejshme lidhur me lopën që u duhej të therrnin:"Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha:“Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!” (Bekare, 68)

Edhe pse urdhri që në fillim ishte të therrnin një lopë të çfarëdollojtë, ata nuk u mjaftuan me kaq. Kërkonin cilësi dhe tipare të caktuara të lopës që duhej të therrin. Edhe pse Zoti i lartësuar ua cilësoi, nuk u mjaftuan, por tani kërkonin ngjyrën e lopës.

"Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”. (Bekare, 69)

Pasi kërkuan mes lopëve, panë se shumë lopë ishin me atë ngjyrë dhe sërish iu drejtuan Musait a.s:"Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”. (Bekare, 70)

Duke parë kokëfortësinë e tyre, Zoti ua vështirësoi edhe më shumë gjërat.

"Musai tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndetshme dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar." (Bekare, 71)

Menjëherë hebrenjtë filluan të kërkojnë rreth kësaj lope. Pas mundimeve të shumta, cilësitë e saj i gjetën vetëm tek lopa e një jetimi. Të afërmit e tij, dëgjuan si qëndronte puna dhe e këshilluan jetimin që të mos ua shesë veçse me një çmim tejet të lartë. Përveç cilësive dhe tipareve të rralla që kjo lopë i kishte, ajo kërkohej për të zbuluar vrasësin e një burri nga paria e hebrenjve dhe njëkohësisht shumë i pasur. Hebrenjtë shkojnë tek jetimi dhe e pyesin nëse e shet lopën. Jetimi u përgjigjet se e shet, por u kërkoi flori aq sa peshonte lopa. Ata mbetën me gojë të hapur nga ky çmim dhe menjëherë vajtën tek Musai a.s t'i qajnë hallin. Por Musai a.s u tha:"Vetë e keni fajin! çështja ishte më e lehtë në fillim kur u kërkua të therrnit një lopë. Tiparet dhe hollësitë e tjera ju i kërkuat vetë dhe tani duhet të paguani!"

Duke qenë se familjarët e të vrarit donin ta dinë kush ishte vrasësi, pranuan ta blejnë lopën me çmimin e caktuar nga jetimi. Me këtë, Zoti pasuronte dhe përmirësonte jetesën e jetimit dhe njëkohësisht ndëshkonte kokëfortësinë e hebrenjve.

Ata e blenë lopën dhe e therrën. Pastaj vajtën tek Musai a.s dhe i thanë:"Ja, e therrëm lopën dhe sërish nuk dimë kush e ka vrarë." Musai a.s u tha:"Pritni një copë mishin prej saj dhe me të goditni kufomën e të vrarit!"

"Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni." (Bekare, 72-73)

Kur e respektuan këtë urdhër dhe e goditën të vdekurin me mishin e lopës, ai u ngrit në këmbë i gjallë. I vdekuri që u ringjall u tregoi kush e kishte vrarë dhe vdiq sërish. I pa të meta është Ai që ngjall të vdekurit! Kjo ishte një mrekulli tjetër që i shtohej zinxhirit të mrekullive që panë me sytë e tyre Benu Israilët. Megjithatë, zemrat e tyre vazhdonin të ngurta siç kishin qenë.

"Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja." (Bekare, 74)

 

Musai a.s dhe Hidri

Një ditë, Musai a.s mbajti u foli me fjalë prekëse popullit të tij. Në një moment, ngrihet një burrë dhe e pyet:"O Musa! Kush është njeriu më i ditur mbi faqen e tokës?" Duke qenë se ishte profet dhe i dërguar i Allahut, Musai a.s u përgjigj:"Unë." Zoti e kritikoi për këtë dhe i tregoi se ishte dikush tjetër më i ditur se Musai a.s. I habitur, Musai a.s e pyeti Zotin se kush ishte ky burrë dhe ku mund të takohej me të, që të përfitonte nga dijet e tij. Zoti i tha se mund ta gjejë tek vendtakimi i dy detrave. Musai a.s i kërkoi Zotit një shenjë se si ta dallojë Hidrin nga njerëzit e tjerë. Zoti i lartësuar i tha se do të humbasë peshkun para se të takojë Hidrin.

"(Kujto) kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.” (Kehf, 60)

Djaloshi që shoqëronte Musain a.s, ishte Joshua, për të cilin shumica e dijetarëve myslimanë mendojnë se ka qenë profet. Është pikërisht Joshua ai që udhëhoqi Benu Israilët pas vdekjes së Musait a.s dhe Harunit a.s.

Musai a.s e zgjodhi Joshuan si shoqërues të tij në udhëtimin për tu takuar me Hidrin.

Vendi ku bashkohen dy detrat që  ceket në ajetin e mësipërm, është vendi ku bashkohen dy degët e detit të kuq.

"Dhe, kur arritën në vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rrëshqiti në det, duke e hapur atë si tunel." (Kehf, 61)

Musai a.s dhe Joshua kishin përgaitur për drekë një peshk të skuqur, të cilin e kishin vendosur në një enë. Ndërkohë që Musai a.s flinte dhe Joshua qëndronte i ulur pranë tij, peshku i skuqur kërcen nga ena dhe duke u përpëlitur hidhet në det. Mandej, Musai a.s u zgjua por Joshua harroi t'i rrëfejë se çfarë kishte ndodhur.

"Kur kaluan më tej, Musai i tha shoqëruesit të vet: “Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë”. (Kehf, 62)

Në këtë çast, Joshuas i kujtohet ndodhia e peshkut që kërceu nga ena në det dhe i tregon.

"Ai u përgjigj: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj e nuk ta thashë se peshku mori rrugën nga deti në mënyrë të habitshme!” (Kehf, 63)

Musai a.s e kuptoi se ai ishte vendi ku do të takohej me Hidrin kështu u kthyen sërish duke ndjekur gjurmët nga kishin ecur.

"(Musai) tha: “Kjo është ajo që po kërkojmë”. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta, dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije. Musai i tha atij: “A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty?” (Kehf, 64-66)

Burri që gjetën ishte pikërisht Hidri, për të cilin shumica e dijetarëve mendojnë se ka qenë profet.

"Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të durosh dot me mua! E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”? (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” (Kehf, 67-69)

Edhe pse Musai a.s hyn tek profetët dhe të dërguarit më të mirë, demonstronte një modesti të lakmueshme para njerëzve më të ditur. Kjo, edhe pse të gjithë dijetarët mendojnë se Musai a.s gëzon vlera më shumë se Hidri. Njeriu sado i mirë, i ditur dhe i ndershëm të jetë, para më të diturit manifeston modesti.

"(Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!” (Kehf, 70)

Hidri a.s e pranoi Musanë a.s si shoqërues dhe nxënës, por me një kusht: Të mos ndërhyjë në veprimet e tij, sado të çuditshme dhe të papranueshme t'i dukeshin. Musai a.s e pranoi këtë kusht dhe e urdhëroi Joshuan të kthehej tek Benu Israilët. Të dy, Musai a.s dhe Hidri u nisën për rrugë. Udhëtimi do të bëhej me anije, gjë të cilën e përmend Zoti në Kuran:"Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë." !” (Kehf, 71)

Pronarët e anijes e morën Hidrin dhe Musanë a.s në anije pa pagesë. Gjatë rrugës, Hidri e merr Musanë dhe të dy zbresin në pjesën më të poshtme të anijes, ku me anë të një hekuri Hidri fillon menjëherë të shpojë një vrimë. Marinarët dhe punonjësit e ndjenë defektin që ishte shkaktuar dhe menjëherë filluan të marrin masat për të shpëtuar anijen nga mbytja. Musai a.s vështronte i befasuar nga veprimi i Hidrit a.s dhe nuk duroi pa i thënë:"(Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën për t’i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”.

(Hidri) i tha: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”

Ai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!” (Kehf, 71-73

Musai a.s i kërkoi falje Hidrit nga kjo ndërhyrje dhe Hidri e fali. Me të kaluar në bregun tjetër, Hidri a.s iu afrua një djaloshi të njohmë, e shtriu përtokë, nxorri një thikë dhe e therri. Ishte një krim monstruoz që Musai a.s e pa me sytë e tij. Kjo e bëri të ndërhyjë dhe t'i thotë gjithë nervozizëm:

Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”! Ai u përgjigj: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” (Kehf, 74-75)

Musai a.s e kuptoi se kishte gabuar sërish dhe i kërkoi falje duke thënë:

"(Musai) tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t’u ndarë prej meje)!” (Kehf, 76)

Hidri a.s e fali sërish dhe e prano kushtin dhe të dy u nisën sërish për rrugë derisa arritën në një fshat. Të dy ishin të urritur dhe në bazë të zakonit të mikpritjes, u drejtuan në shtëpitë e fshatit që dikush t'i ushqente. Asokohe ishte e drejtë e udhëtarit që banorët e një fshati apo qyteti ta mirëpresin dhe ushqejnë për tri ditë. Këtë të drejtë e gëzon udhëtari edhe në islam, ku nëse një udhëtari i harxhohen ushqimet dhe furnizimet për rrugë, gëzon të drejtën të qëndrojë për tre ditë tek çfarëdo familjeje. Nëse refuzojnë ta ushqejnë, konsiderohen gjynahqarë.

Edhe pse Hidri dhe Musai a.s vajtën si mysafirë dhe ishte e drejta e tyre, banorët e fshatit refuzuan t'i pranojnë. "Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë." Duke parë këtë, Musai a.s dhe Hidri u nisën të largohen nga ky fshat. Në të dalë, vunë re një shtëpi të rrënuar, të cilës i kishte mbetur vetëm një mur pa u shembur, por edhe ai ishte anuar dhe gati për të rënë. Menjëherë, Hidri a.s përveshi llërët dhe i hyri punës për ta drejtuar dhe rregulluar këtë mur. "Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi."  Sakaq, Musai a.s e shihte gjithë habi. E çfarë i duhet Hidrit të rregullojë një mur që gati po shembet?! Kujt i hyn në punë ai mur?! Aq më tepër që ndodhej në një fshat aspak mikpritës. Prandaj, vendosi t'i tërheqë vëmendjen për këtë:"(Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, mund të kërkoje shpërblim për këtë.” (Kehf, 77)

Nëse ke vendosur ta rregullosh dhe drejtosh këtë mur, të paktën bëje kundrjt një shpërblimi. Përse u dashka tu rregullosh murin një populli që nuk e meritojnë dhe pa asnjë shpërblim për punën?!

"Ai tha: “Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh." (Kehf, 78)

Tashmë është koha të të tregoj lidhur me ato gjëra për të cilat ndërhyre dhe nuk e përmbajte dot veten.

"Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë." (Kehf, 79)

Në atë rajon, ndodhej një mbret zullumqar i cili përvetësonte dhe konfiskonte anijet që gjente në det. Dhe me të vërtetë, me të kaluar Hidri dhe Musai a.s, vjen mbreti me ushtarët ta konfiskojnë anijen ku kishin qenë. Me të konstatuar të çarën, ata e lanë dhe u nisën për tek anijet e tjera.

"Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm." (Kehf, 80)

Në dijet e pafund të Zotit, ky djalosh do të rritej dhe do të shndërrohej në një bishë të dhunshme ndaj shoqërisë dhe prindërve të tij. Ishte dhembshuri e Zotit ndaj dy prindërve, që ky djalosh të vdiste para se të rritej dhe të ushtronte dhunë ndaj njerëzve dhe prindërve. Menjëherë pas vdekjes së këtij fëmije, prindërve u lindi një djalë tjetër i cili ishte i dashur dhe respektues ndaj prindërve.

"E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt." (Kehf, 82)  

Pra, muri që rimëkëmbi Hidri a.s ishte pjesë e një shtëpie e cila u përkiste dy jetimëve. Babai i tyre kishte qenë njeri i ndershëm dhe i mirë. Ai kishte fshehur një thesar nën murin e fundit që mezi mbahej në këmbë, për ditë të vështira. Nëse do të rrëzohej dhe ai mur, thesari do të zbulohej dhe do të grabitej padrejtësisht nga njerëzit, duke i lënë jetimët me gisht në gojë.

"Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë" pra, e gjithë kjo ndërhyrje hyjnore bëhej për shkak se babai i dy jetimëve ishte njeri i mirë dhe i ndershëm. Shohim që veprat e mira nuk ndjekin vetëm personin që i vepron ato, por edhe familjarët dhe pasardhësit e tij. Prandaj, kushdo që i do të mirën fëmijëve dhe familjarëve të tij, le të jetë i devotshëm me Zotin. Devotshmëria ka efekte pozitive për personin gjatë jetës së tij, por edhe pas vdekjes, të cilat shtrihen mbi fëmijët.

Muri që fshihte thesarin e dy jetimëve u rrëzua vetëm pasi ata ishin rritur dhe pjekur, ku ata gjetën thesarin dhe e shfrytëzuan për nevojat e tyre.

"prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt." (Kehf, 82)  

Mandje, Hidrin pohon të vërtetën në bazë të së cilës kishte ndërmarrë gjithë ato veprime të papranueshme për Musain a.s:

Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!" (Kehf, 82)  

Asgjë nuk kishte ndodhur sipas vullnetit të Hidrit a.s, por sipas udhëzimeve të Zotit. Kështu, dijet që posedonte Hidri a.s ishin dije që kishin të bëjnë me botën e padukshme, gjë të cilën ia kishte mësuar Zoti i lartësuar. Diçka e tillë mund t'u ndodhë vetëm profetëve dhe të dërguarve të Zotit. Asnjë nga njerëzit e thjeshtë, sado të ditur të jenë nuk mund ta gëzojnë këtë privilegj. Pas kësaj ndodhie, Musai a.s u kthye në mesin e popullit të tij.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara