ETIKA ISLAME

LETRA E NENES

26/11/2010 14:55

LETRA E NËNËS  
 
Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.  
 
O biri im! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë siç ke coptuar zemrën time.  
 
O biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbajta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vëhtirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës mezi prisja të të shihja. Të mbajta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde edhepse ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote u përzie me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.  
 
Biri im! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë . Kaluan ditë e netë dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, tu shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë vrapoja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u coptua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vshtira dhe shoh se nuk je më ai që të njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.  
 
O biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.  
Biri im! Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t`i ishe mirënjohës tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t`ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhë sia!  
Biri im! Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtorjeje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë .  
 
O biri im! Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.  
 
O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.  
 
O biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.  
Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do t`i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.  
Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gëzimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t`i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.  
 
O biri im! Ke frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për vehten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara