ETIKA ISLAME

TE TJERET PER ISLAMIN

29/10/2010 20:59

James A. Michener, thotë:
"Muhammedi a.s. qe njeri i inspiruar, që shpalli Islamin. Lindi në
vitin 570 të erës sonë, në një fis arab, që adhuronte idhujt. I
lindur jetim, gjithnjë qe i ndieshëm, veçanërisht ndaj të varfërve,
të skamurve, të vejave, jetimëve, skllevërve dhe të përbuzurve...
Në moshën dyzetvjeçare, ai kishte siguruar një mënyrë të shkëlqyer
jetese: grua të dashur, fëmijë të mirë dhe pasuri. Më pas, përmes
një rrjedhojë ngjarjesh dramatike e tronditëse, përmes engjëllit
Xhibril, ai filloi të pranojë shpalljen e fjalëve te Zotit...
Propagandimi i Muhammedit, shkaktoi hidhërimin e arabëve të pasur,
të cilët adhuronin idhujt, prandaj ai, së bashku me ithtarët e vet,
u dëbua nga vendlindja e tij, Mekka. Në Medinë, ai u bë udhëheqësi i
saj, madje edhe sipas pohimeve të armiqve të tij, ai, këtë qytet, e
qeverisi me plotë urti. Para mbarimit të jetës, i ofrohet mundësia
që të bëhet sundimtar, ose i shenjtë, por e refuzon edhe të parën
edhe të dytën, duke insistuar në atë se, ai është vetëm njeri i
rëndomtë, detyra e të cilit është që t`ia komunikojë botës shpalljen
e Zotit."
"Me vënien në jetë të Kur'anit, me personalitetin dhe shembullin e
tij të jashtëzakonshëm, ai e ka revolucionarizuar Arabinë, e më pas
tërë Lindjen, dhe duke shkatërruar idhujt e Qabes, ai vendosi
besimin në Një Zot."

James H. Hart dhe James A. Michener, thonë:
"Në çdo gjë, Muhammmedi a.s., qe thellësisht racional. Kur i vdiq i
biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e diellit dhe populli
filloi të flasë, se me këtë, Zoti po shpreh pikëllim. Sapo e dëgjoi
këtë, Muhammedi a.s., tha: 'Zënia e Diellit (dhe Hënës) është
fenomen natyror. Ajo nuk ka të bëjë me lindjen ose vdekjen e ndonjë
njeriu."
Kur ndërroi jetë Muhammedi a.s., u tentua që ai të ngrihej në
shkallën e hyjnive, por njeriu, që do të bëhej pasardhës i tij
administrativ (Ebu Bekër es- Sidiku), e shmangi këtë tendencë, në
njërin nga fjalimet më madhështore në historinë e religjionit, duke
thënë:
"Nëse mes jush, ka nga ata që e adhurojnë Muhammedin a.s., le ta
dinë se ai ka vdekur. Ndërsa ata që e adhurojnë Allahun, duhet t'a
dinë se Ai jeton gjithmonë (dhe nuk vdes kurrë)."

Michael H. Hart, në "The 100: A Ranking of the Mos Influential
Persons in Histori", New York, Hart Publishing Company, Inc. 1988,
f. 33, thotë:
"Vënia e Muhammedit a.s. në krye të listës së personaliteteve më
influencuese në botë, mbase mund t'i befasojë disa lexues, e të
tjerët t'i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte
njeriu i vetëm në histori, i cili ishte bindshëm më i suksesshmi, si
në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan."

Herakli çezari, perandor Bizantin, në vitin 628 gjatë kthimit nga
beteja ku mundi persianët, shkoi në Jerusalem në shenjë
mirënjohjeje. U gjend pikërisht aty kur mori letrën e Pejgamberit
a.s. Ai urdhëroi që dikush nga Arabia duhej t'i paraqitej para tij.
Në atë kohë njëri ndër armiqtë e përbetuar të Muhammedit a.s., Ebu
Sufjani ishte duke qëndruar në Gaza me mallrat e tij. I dërguari i
çesarit e solli atë prej Gazës. çezari zotëronte një oborr të madh
mbretëror. Ai kishte vënë një kurorë mbretërore dhe ishte ulur në
fronin e tij. Ishte viti 6 hixhri, kur Muhammedi a.s. ishte në
gjendje lufte me mekkasit. Perandori i thirri arabët. Pranë kishin
një përkthyes. Herakliti pyet, se kush është më i afërt nga fisi
njeriut që thotë se është i Dërguar i Zotit? Ebu Sufjani
përgjigjet: 'Unë jam më i afërti." Pas kësaj Herakliti thotë: 'Më
sillin pranë atë dhe shokët e tij. Por shokët le t'i qëndrojnë pas."
Pastaj u kthye drejt përkthyesit dhe i tha: 'Thuaju këtyre: Unë do
t'a pyes këtë njeri për disa gjëra në lidhje me atë që pretendon se
është i dërguar. Nëse ai gënjen, këta le të thonë 'Po gënjen!" Ebu
Sufjani një herë tjetër kishte thënë: 'betohem në Zotin se, po të
mos isha frikësuar se do të më thonin vendasit e mi se po gënjej,
unë do të kisha gënjyer.' Dhe pas pyetjeve që bëri Perandori dhe
përgjigjeve që i mori nga Ebu Sufjani, Herakliti i thotë përkthyesit:
"Thuaj atij (Ebu Sufjanit), e pyeta atë për fisin (e Muhammedit
a.s.), më tha se ka një fis fisnik e të lartë. Nga fise të tilla
dërgohen pejgamberët. Pyeta se a ka mes jush dikush që më përpara
fliste për gjëra të tilla. Më tha, jo. Po të kishte qenë ndonjë para
tij të thoshte gjëra të tilla, do të thoja se ka parë dhe mësuar nga
ai. Pyeta se a ka në mes të anëtarëve të familjes së tij mbretër, më
tha jo. Po të kishte nga gjyshërinjët e tij mbretër do të thoja se
dëshiron për ta marë atë fron përsëri. Pyeta se para se t'i thoshte
këto, a e keni akuzuar atë ndonjëherë për gënjeshtër. Më tha se jo.
Unë e di se një njeri i cili nuk flet gënjeshtër para njerëzve, nuk
flet gënjeshtër as para Zotit. Pyeta se ata që i përgjigjen ftesës
së tij a janë të parët e fisit, apo të varfërit. Më tha se janë të
varfërit. Eshtë e vërtetë që të parët që i besojnë pejgamberëve janë
njerëzit e varfër. Pyeta se ata që i përgjigjen ftesës së tij a
pakësohen apo shtohen. Më tha se shtohen. Eshtë e vërtetë e një feje
të vërtetë se pjesëtarët vazhdimisht rriten e nuk pakësohen. Pyeta
se a ka prej atyre të cilët hynë në fenë e tij e më pas dalin prapë
nga ajo. Më tha se jo. Kur në zemër futet besimi, atëherë ndodh
kështu. Pyeta se a ka pasur raste kur nuk ka qëndruar në fjalë. Më
tha se jo. Të tillë janë pejgamberët. Asnjëherë nuk i mohojnë fjalët
e premtimet. Pyeta se ç'ju urdhëron ai juve. Më thatë se ai urdhëron
që: T'i luteni vetëm një Zoti, dhe të mos i bëni shok atij; të
largoheni nga idhujtë të cilëve u janë lutur gjyshërinjët tuaj!
Poashtu ju urdhëron të falni namazin, dhe t'i vizitoni të afërmit.
Nëse janë të vërteta këto fjalë që më thatë, atëherë edhe ky vend ku
i kam këmbët së shpejti do të jetë nën sundimin e tij. Unë e dija se
do të del ky pejgamber, por nuk kam menduar se do të jetë prej jush.
Po të kisha ditur se do të takohesha me të, do t'a kisha marë
parasysh çdo përpjekje për t'u takuar. Po të isha pranë tij, do të
ia kisha larë këmbët."


Abdullah Ibn Selam, njëri nga dijetarët hebre të njohur, porsa e
takon dhe e sheh Muhammedin a.s., e vëren një dritë që ia kaplonte
fytyrën e tij të bukur, bëhet musliman. I magjepsur nga ajo dritë që
ndriqonte fytyrën e bekuar të Muhammedit a.s., thotë:
"Ai që ka një fytyrë të tillë nuk mund të jetë gënjeshtar!"

Martin Lings, në librin "Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më
të hershme", Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:
"Pejgamberi a.s. dhe familja e tij jetonin një jetë plotë kursime.
Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë
kurrë hurma aq sa të ngopej. E tillë ishte varfëria e këtyre
njerëzve, sa që gratë e Pejgamberit nuk i kërkuan kurrrë atij ndonjë
gjë, përveç atyre gjërave më të nevojshme për jetën."
Disa pyetje që i bënë idhujtarët Pejgamberit a.s. kishin të bënin me
ndodhi të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për
të provuar, nëse profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi
gjërat e fshehta e të papara. Të Dërguarit a.s. iu desh të pres një
kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndërsa idhujtarët
nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e trishtuan shumë,
pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë, në
veprën e përmendur, f. 77, thotë:
"Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të Dërguarin e
Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për
të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonesë, por për ata
Kurejshë që ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i
qartë i asaj se, Fjala e Shenjtë i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli
dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund t'a kontrollonte atë.
Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi a.s., do t'i kishte
trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të ishte
vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të
tillë kur rreziku qe mjaft i madh."

Stanley Lane Pole, historian i njohur, në veprën "Fjalimi dhe
kuvendimi i Muhammedit", shkruan:
"Muhammedi a.s. ishte entuziast, në kuptimin më fisnik. Tregohej aq
i lumtur dhe i kënaqur, sa që ai disponim përcillej edhe tek të
tjerët. Rolin e tij si Pejgamber i Zotit, e ka kryer në mënyrë
dinjitoze, me urtësi dhe me tolerancë të madhe."
"Dita e triumfit më të madh të Muhammedit a.s. ndaj armiqve të vet,
ishte, në të njëjtën kohë, edhe dita e fitores më të madhe të tij
ndaj vetvetes. Ai, me zemërgjerësi, ia fali kurejshitëve vitet e
urrejtjes dhe mërive, dhe shpalli amnisti për të gjithë banorët e
Mekkës. Ushtria e zbatoi urdhërin, dhe hyri në Mekkë, në mënyrë
paqësore. Nuk u plaçkit asnjë shtëpi dhe nuk u shqetësua asnjë
njeri. Vetëm një gjë, iu nënshtrua zhdukjes. Duke hyrë në Qabe,
Muhammedi a.s. qëndroi para 360 idhujve dhe duke treguar, me shkopin
e vet, tha (ajetin kur'anor) :
'Erdhi e Vërteta dhe u zhduk e pavërteta.' Me këto fjalë, shokët e
tij i përmbysën idhujt dhe shkatërruan njëherë e përgjithmonë zotat
e Mekkës dhe të rrethinës së saj. Kështu, u kthye Muhammedi a.s. në
vendlindjen e tij.
Në të gjitha analet botërore, nuk ekziston ndonjë hyrje triumfale,
që mund të krahasohet me këtë."
"Ai ka qëndruar guximshëm, edhe pse me vite, ishte i vetmuar dhe i
urrejtur nga bashkëfistarët e tij idhujtarë. Ai, asnjëherë, nuk e ka
tërhequr i pari dorën gjatë përqafimit. Ishte i dashur me fëmijët
dhe kurrë nuk kalonte, madje, as pranë grupit më të vogël pa
buzëqeshjen e syve të tij të mrekullueshme dhe pa fjalët e dashura
për ta... Ka qenë nga ata pak njerëz të fatshëm, për të cilët,
kënaqësia më e madhe ishte që njerëzit t'i bashkohen të Vërtetës së
Madhe. Ai ka qenë Pejgamber i Zotit dhe, kurrë që nga fillimi, e
deri në fund të jetës së tij, nuk ka harruar se kush ishte dhe as
porosinë, e cila ishte thelbi i misionit të tij. Ai porosinë, ia
përcolli njerëzve me dinjitet të lartë, gjë që rezultonte nga
vetëdija mbi misionin e tij të madh..."

Majori A. G. Leonard, në "Islam, Her moral and spiritual value", f.
20, 21, shkruan:
"Lexuesi duhet t'a kuptojë menjëherë, se Muhammedi a.s., nuk ka
pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i
thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga
mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe epokave. Ishte
njeri me qëllime të sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por
më i madhi ndër më të mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e
kishte njohur kurrë më parë. Qe madhështor, jo vetëm si Pejgamber,
por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe frymëzuesi shpirtëror, që
krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe për më tepër edhe
fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i përulur e
i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet t'a kuptojë se Islami ka
domethënie të thellë dhe synon t'i nxjerrë, ithtarët e vet, nga
terri i errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të
së Vërtetës."

G. W. Leitner, në "Mohamedanism", Lahore, 1893, f. 4.
thotë:
"Muhammedi a.s. kurrë s'ka deklaruar për veten, se është i
pagabueshëm. Në një çast, gjatë zbritjes së Shpalljes, ai u qortua
rreptësisht, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa njerëz nga
paria e Mekkës, ia ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbëri.
Megjithatë, Muhammedi a.s. e komunikoi këtë shpallje, gjë që me
siguri s'do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e
konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve."

Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh
mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron
Kur'anin dhe thotë se Muhammedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë
shërbim të pakufishëm njerëzimit, prandaj, meriton të numërohet,
ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Në
veprën e tij "Muhammedi dhe Kur'ani", për Muhammedin a.s., veç të
tjerash, thotë:
"Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme,
fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse."

Rene Crouset, në veprën e tij "Civilizimi i Orientit", shkruan:
"Muhammedi a.s. kur filloi të komunikoi Islamin, ishte i ri dhe
fisnik, i mbushur me fuqi për gjykim të drejtë. Ai qëndroi lart
mjedisit, në të cilin jetoi. Në kohën kur i ftoi arabët, që të
besojnë Një Zot, ata ishin zhytur në idhujtari. Ai kishte vendosur
që, njerëzit t`i largonte nga idhujtaria, drejt monoteizmit të
pastër."

John Austin, në "Muhammed the Prophet of All-llah", në T.P. and
Classels Wekly të 24 Shtatorit 1927, thotë:
"Për më pak se një vit, Muhammedi a.s., u bë udhëheqës i vërtetë
shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak
forcën, ia arriti shumë shpejt të trondisë mbarë botën."

E. Laris, historian i njohur françez, thotë:
"Muhammedi a.s. qysh nga fëmijëria është dalluar për sinqeritet, sa
që është quajtur: i drejti, i besueshmi ."

Huston Smith, në "The Religions of Man", Mentor Books, f. 203, thotë:
"Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar dhe i
dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe
tregohej i gatshëm t'u ndihmonte të tjerëve, e veçanërisht të
varfërve dhe të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të
ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, fitoi tituj të lartë si 'i
drejti' dhe 'i besueshmi.'
Idhujtarët, të etur vazhdimisht për çudira, kanë kërkuar prej tij
shenja dhe dëshmi nëpërmjet çudive, si dëshmi të pejgamberisë së
tij. Ai këtë e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin
kur'anor): 'Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t`i mësoj të
tjerët. I lartësuar qoftë Krijuesi im. Unë nuk jam, asgjë më tepër,
veçse njeri i dërguar si pejgamber.'
Prej fillimit, deri në fund, ai refuzoi çdo përpjekje të
glorifikimit të personalitetit të tij, duke thënë (fjalët
kur'anore): 'Nuk ju them se thesarët e Allahut janë në duart e mia,
apo se i di sekretet e fshehura, ose se jam engjëll... Unë jam vetëm
pejgamber i shenjave të Zotit, të cilat i kërkoni.' Këto s'janë
fjalët e Muhammedit, por fjalët e bartësit të porosisë së Allahut,
drejtuar njerëzve.
Mjafton vetëm të vëzhgosh me vëmendje trupat qiellorë, të cilët
lëvizin pandërprerë nëpër gjithësi, rendin e përkryer të universit,
shiun që bie për t'a gjallëruar tokën, palmat që janë përkulur nga
frytet e tyre, anijet që lundrojnë nëpër dete, duke u shërbyer
njerëzve, - të gjitha këto, janë mrekulli për ata që i vështrojnë. A
mundet që këto, të jenë krijuar nga një zot prej guri? Sa i
pakuptimtë është kërkimi i shenjave, kur tërë bota është shenjë. Në
kohën e bestytnisë, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e
përkryeshmërisë së universit, gjë që e ngriti diturinë islame
kundrejt diturisë së krishterë."

Jules Meserman, në fragmentin "Ku janë prijësit", botuar në revistën
Time, më 15 Korrik, 1974. thotë:
"Mbase, prijësi më i madh i të gjithë kohëve është Muhammedi a.s"
Edhe pse hebre, Jules Mesermen, profetin e vet, Moisiun (Musain
a.s.) e radhit pas Muhammedit a.s., kurse Jezusin ( Isain a.s.) dhe
Budën i vendos shumë më pas.

Lafajet, filozof dhe njëri prej atyre që e patën përgatitur bazën
ideore të revolucionit të madh francez të vitit 1789, ka shqyrtuar
të gjitha sistemet juridike para se të botohet `Deklarata e të
Drejtave të Njeriut' dhe duke parë epërsinë e të drejtës islame, ka
thënë kështu:
"O Muhammed! Atë që ti ke prurë dhe aplikuar në botë, nuk e ka bërë
askush. Ti e ke sjellë drjetësinë në një vendë të paarritshëm!..."

Dr. Laura Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane, shkruan:
"Pejgamberi arab, i frymëzuar dhe i lidhur fortë me Krijuesin e vet,
u ka predikuar monoteizmin me të pastër adhuruesve të fetishizmit,
ithtarëve të Krishterizmit, dhe Judaizmit të degjeneruar. Ai doli në
konflikt të hapur me tendencat e atëhershme të prapambetura të
njerëzve, që shpinin në politeizëm. Në predikimet e tij, për t'i
bindur njerëzit me besimin në Një Zot të vetëm, ai nuk shfrytëzoi
fenomene të ndryshme natyrore, për të mashtruar njerëzit, duke i
quajtur ato si mrekulli të tij. Ai nuk i detyroi kurrë njerëzit që
të pranojnë verbërisht thirrjen e tij, duke i frikësuar ata me
kërcënime qiellore, gjë që do të rrezikonte mjaft aftësinë e tyre
për të menduar e gjykuar objektivisht.
Ai i ka ftuar njerëzit me dashamirësi, jo që të braktisin bindjet e
tyre, por, të meditojnë mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e
tij, e palëkundur, në Një Zot, në Një të Vetëm dhe të Domosdoshëm,
bënte që ai, vazhdimisht, t'u ofronte njerëzve të lexonin librin e
jetës..."

R. Dozy, orientalist i famshëm, në "Essai sur l`historie de
l`islamisme",1879, f. 31, thotë:
"Mashtruesi nuk është në gjendje të formojë një religjion, të cilin
e kanë pranuar miliona njerëz dhe i cili është shndërruar në fe
universale. Pa bindje të fortë dhe të thellë, Muhammedi a.s.,
kurrë, s'do t`ia dilte t'i bënte ballë tmerreve dhe rreziqeve për më
shumë se dhjetë vjet."

R. Bosworth Smith, në librin e tij "Jeta e Muhammedit", thotë:
"Muhammedi a.s., ishte, në të njëjtën kohë, udhëheqës fetar dhe
profan... por pa pretendime për të sunduar, pa pallate, pa ushtri,
pa gardë personale dhe pa të ardhura të caktuara. Nëse mund të
thuhet për dikë, se ka sunduar në saje të besueshmërisë dhe fesë, ky
do të ishte Muhammedi a.s. Ai posedonte autoritetin më të lartë,
duke mos shfrytëzuar për këtë qëllim mjetet e dhunshme, duke
qëndruar jashtë etiketimeve dhe ceremonive oborrtare, në sajë të
personalitetit të tij të shkëlqyer."
"Ai ishte njeri i pashkolluar, mezi dinte të lexonte dhe të
shkruante, por ka shkruar Librin, që është poezi, ligj, lutje dhe
shkrim i shenjtë, të gjitha së bashku."

Henri De Kastro
:
"Është vërtetuar se, Muhammedi a.s., nuk ka lexuar ndonjë libër të
shenjtë dhe nuk i është referuar ndonjë doktrine fetare, para tij. E
dimë se, Muhammedi a.s., ka ndier lodhje të shumta dhe ka përjetuar
mundime të mëdha shpirtërore, para se të njoftonte për pranimin e
shpalljes. Allahu e krijoi me natyrë të tillë, i cili iu përkushtua
plotësisht fesë. Atij iu desh të veçohej nga njerëzit, duke iu
shmangur adhurimit të idhujve dhe besimit në shumë zotëra, të cilin
e kishin shpikur të krishterët. Urrejta ndaj këtyre të dyjave, i
ishte ngulitur thellë në zemër. Këto dy doktrina, ishin sikurse
gjilpëra në trupin e tij.
Ky njeri, i cili kishte arritur të dyzetat, kulmin e mençurisë,
kërkonte nga lindorët, që karakterizoheshin për arsye të mprehtë dhe
imagjinatë të gjallë, dhe me fuqi të lartë të të kuptuarit, që të
përsërisnin, pa ndërprerë, fjalët: "Allahu është Një", "Allahu është
Një". Këto fjalë, i përsërisnin të gjithë muslimanët pas tij.
Ndërkaq, ne të krishterëve na mundon përmbajtja e tyre, për shkak të
largimit tonë, nga ideja e monoteizmit...
Në periudhën e parë (në Mekkë), nuk mund t'ia mohojmë, Muhammedit
a.s., bindjen e plotë dhe sinqeritetin e besimit. Nuk i ishte
luhatur besimi në zemër, madje as për një grimcë, edhe gjatë
periudhës së dytë (në Medine).
Nuk qe i dhënë pas stolive të kësaj botë dhe nuk ishte koprac. Ishte
i përmbajtur dhe derisa u largua nga kjo botë, asnjëherë nuk u ngop
me bukë elbi. Iu shmang ambicieve të kota, megjithatë arriti dhe ia
doli të zërë vendin më të lartë, në vendet arabe. Por, ai nuk u dha
pas totalitarizmit. Nuk pati fron, ministri dhe as
gardë."

Anie Besant, në "The Life and Teaching od Muhammed, Madras", 1932,
thotë:
"çdo njeri, që e studion jetën, karakterin, nivelin e të mësuarit
dhe mënyrën e jetësës së përditshme të pejgamberit arab, Muhammedit
a.s., është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveç admirimit të
jashtëzakonshëm ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të
njerëzimit."
"Edhe pse me këto, që ju parashtroj, do të përmend shumë gjëra, të
cilat, për shumë njerëz, janë mëse të njohura, prapëseprapë, sa herë
që i rilexoj ato, më kaplon një ndienjë e re admirimi dhe respekti,
ndaj mësuesit më të madh arab."

M. Watt:
"Karakteri i Pejgamberit dhe qëndrimet e tij njerëzore, madje edhe
ndaj armikut, shprehin synimin e lartë të Shpalljes, me qëllim që
t'i integronte njerëzit në idetë e reja.
Pak kush, nga njerëzit e mëdhenj të historisë, është vlerësuar aq
gabimisht, në përëndim, sikurse Muhammedi a.s. Jemi të obliguar t'i
përmirësojmë këto shtrembërime, duke iu referuar karakterit virtuoz
dhe të lartë të jetës së Muhammedit a.s., dhe këmbëngultësisë në
thirrjen, të cilën Zoti ia besoi atij."

D. G. Hogart
, në "Historia e Arabisë", veç të tjerash thotë:
"Muhammedi a.s. është i vetmi, ndër njerëzit më të shquar të
njerëzimit, jeta e përditshme e të cilit është studiuar, është çmuar
dhe është marrë si shembull, duke u zbatuar në jetë edhe sot nga
miliona njerëz. Kjo gjë, nuk mund të thuhet për ithtarët e feve të
tjera, të cilët, në jetën e tyre të përditshme, nuk praktikojnë
mënyrën e jetësës së themeluesit të fesë së tyre."

E. Demerngem, orientalist francez, është njëri nga orientalistët më
objektivë, që ka shkruar për Muhammedin a.s. Ka shkruar
veprën "Biografia e Muhammedit", "Muhammedi dhe Sunneti", ka botuar
një numër studimesh në disa revista të njohura. Ai thotë:
"Mesihu a.s., në Kur'an, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk ishte
e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut,
të cilit Zoti i foli me zë... Kur'ani e ka për qëllim Krishterimin e
vërtetë kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës, që Zoti ia
përcolli Merjemes dhe ai është njeri. Kur'ani e lufton doktrinën e
atyre që besojnë Isain (Jezusin) për Zot... Ai nuk e lufton
Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri, duhet të jetë i
kënaqur me sulmin, që Kur'ani i bën Trinitetit, i cili përbëhet nga
Hyji, Jezusi dhe Maria.
Muhammedi a.s. veten e konsideronte si instrument për komunikimin e
Shpalljes. Përpjekja e Muhammedit a.s., konsistonte në atë që të
jetë i besueshëm, dëgjues dhe regjistrues besnik dhe thënës i
pagabueshëm, i asaj që dëgjonte nga fuqia ndriçuese dhe zëri i
heshtur i fjalës së amshuar në formë të kësaj botë, i fjalës së
Allahut, e cila është ajka e Librit. Fjala, të cilën e ruajnë
engjëjt fisnikë, në qiellin e shtatë. çdo pejgamber, duhet të ketë
argument për mesazhin e tij. Secili, duhet të ketë mrekulli, me të
cilën sfidon të tjerët... Dhe Kur'ani është mrekullia e vetme e
Muhammedit a.s. Stili i tij, është i mrekullueshëm, fuqia e tij
mahnitëse vazhdon edhe në ditët tona. Ai e ngacmon lexuesin edhe
nëse ai nuk është prej adhuruesve të devotshëm.
Muhammedi a.s., e sfidoi njerëzimin dhe xhindët, nëpërmjet Kur'anit,
duke kërkuar prej tyre që të sjellin një të ngjashëm me të. Kjo
sfidë, është dëshmia më bindëse, për besueshmërinë e mesazhit të
Muhammedit a.s.
S'ka dyshim, se çdo ajet kur'anor edhe nëse flet për ndonjë ngjarje
të caktuar të jetës, gjë të cilën e bënë me saktësi të plotë, në
vete, përmban nga mrekullia mendore atë, me çka e trazon shpirtin.
S'ka dyshim, se në ato ajete, ka diçka, ku duhet kërkuar fshehtësia
e ndikimit dhe madhështia e suksesit.
Muhammedi a.s., i cili është larg të qenit përpilues dhe sajues i
Kur'anit, nganjëherë, më kot, e priste zbritjen e Shpalljes dhe
mallëngjehej për të, pasi dëshironte që Engjëlli t`i vinte në mënyrë
të pandërprerë."

Andrin Serve, orientalist francez, shprehet:
"Ky Pejgamber, flet për femrën me respekt dhe konsideratë. Gjithnjë,
bëri përpjekje për përmirësimin e pozitës dhe personalitetit të saj,
në shoqëri. Para ardhjes së tij, gruaja nuk gëzonte të drejtën e
trashëgimisë, ajo ishte objekt që trashëgohej nga të afërmit, sikur
të ishte skllave. Ndërkaq, Pejgamberi me ardhjen e tij, e ndërroi
këtë bindje, e emancipoi femrën dhe i dha të drejtën e trashëgimisë.
Vërtet, Muhammedi a.s,. bëri emancipimin e femrës dhe ai që dëshiron
të thellohet në këtë fushë, le të lexojë fjalimin e tij lamtumirës,
në Mekë, ku porosit që të tregojmë mirëkuptim dhe konsideratë ndaj
femrës. Këtë, mund t'a lexojmë edhe në thëniet, hadithet e tij."

Eduard Perroy, studiues bashkëkohor francez, prof. në Universitetin
e Sorbonës, thotë:
"Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab dhe vula e
pejgamberëve, i cili u solli sihariq, arabëve dhe mbarë njerëzimit,
një fe të re. I ftoi ata, që të besonin se, Allahu është Një dhe i
Vetëm. Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam,
gëzon pushtet hyjnor të obligueshëm dhe rregullon jo vetëm çështjet
fetare, por edhe ato shekullare. Ai i obligoi besimtarëve zekatin,
xhihadin kundër politeistëve... Muhammedi a.s., përhapi fenë e
pastër... Kur ndërroi jetë, në vitin 632 të erës sonë, ai e kishte
përmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin shoqëror, i
cili qëndronte shumë lart karshi sistemeve fisnore, në të cilat
jetonin arabët, para Islamit. Ai i miqësoi ata dhe arriti një unitet
të fortë mes tyre. Gadishulli arabik, arriti një njësim të fuqishëm
fetar, që nuk e kishte njohur asnjëherë më parë."

John India:
"Modestia e Pejgamberit, dashuria ndaj së vërtetës, devotshmëria e
shokëve të tij, guximi, besimi i paluhatshëm në Një Zot, të Vetëm,
misioni që i ishte ngarkuar, ishin të gjitha këto virtyte dhe
merita, dhe jo shpata, që bënë të mundur që feja dhe qytetërimi të
ecnin përpara, duke mposhtur, çdo pengesë të kundërshtarëve të së
Vërtetës."

Prof. Bevan:
"Ajo që është shkruar, për Muhammedin a.s. dhe Islamin, në Evropë,
në të shumtën e rasteve, duhet të merret si kuriozitet letrar.
Të flasësh për Muhammedin a.s., si mashtrues dhe përdorues të
forcës, më shumë shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Në Përëndim,
asnjë figurë e madhe, gjatë gjithë historisë, nuk është vlerësuar me
aq tendenca dashakeqe, sikurse është vepruar me Muhammedin a.s."

W. Montogomery, në veprën "Mohammed at Mecca", Oxford, 1953, f. 52,
thotë:
"Gadishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të
besimit, karakteri i lartë, morali i njerëzve që i besonin dhe që e
konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të
përnjëhershme, dëshmojnë për personalitetin e tij të
jashtëzakonshëm. Të konsideruarit e Muhammedit a.s., si mashtrues,
më shumë hap probleme, se sa i mbyll ato. Për më tepër, që në
Përëndim, asnjë personalitet i madh historik, nuk është ndriçuar më
zbehtë, se sa Muhammedi a.s."

Henri Servy:
"Muhammedi a.s., nuk mbolli, në shpirtërat e arabëve, vetëm parimin
e Njësisë (monoteizmit), por solli edhe civilizimin dhe edukatën.
Muhammedi a.s. është personalitet historik i vërtetë. Sikur të mos
ishte i tillë, as që do të përhapej Islami. Ai nuk pushoi së
përsërituri, se është njeri sikurse të tjerët

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara