ETIKA ISLAME

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

15/11/2010 16:52

Urime Festa e Kurban Bajramit
InshaAllahu ua pranon namazin tuaj,
agjerimin tuaj, lutjet e juaj, dhe u
shperblen me xhennet...
Bëni këto gjëra për Bajram,
1. Faleni namazin e Bajramit
2. Preni kurban (nëse keni mundësi)
3. Shperndani mishin e Kurbanit, te të
afërmit dhe te varfërit...
4. Vizitoni te afërmit tuaj...
5. Dhuroni familjarve tuaj dhurata...
6. Mos e hidheroni askend...
7. Mundohuni te sjellni gëzim dhe
buzqeshje te çdo kush...

Të gjithë vëllëzërve dhe motrave
muslimanë u dëshiroj që ditët e
festës së Bajramit t'i kaloni me
shëndet dhe qetësi shpirtërore
në mesin e më të dashurve dhe
të gjithë haxhijëve që Haxhi inshaAllah
dhe të gjithë atyre që kanë prerë Kurban
të jetë i pranuar tek Allahu i Madhërishëm.
Të jetë i Mëshirshëm ndaj nesh dhe të na
dërgojë në rrugën e Xhennetit, t'i ndihmojë
motrat dhe vëllezërit tanë të cilët xhinden
të sëmur, në luftë, në burgje, të unët dhe
të etshëm kudo që xhinden ata, Amin.

Zoti u sheroftë zemrat atyre qe u mungon
ndonje person i afert, që nuk kanë
mundësi ta urojnë e përqafojnë si dikur.
Gjithashtu gëzime e urime pambarim për ata
që Zoti i ka gëzu duke i bashkuar me të
afërmit e njerëzit e zemrës në këtë ditë
të veçantë për ju.

Aroma e Bajramit
Tingëllima e ezanit
Tingëllon thell dhe
Shpon zemrën e muslimanit
Jehon gëzimi dhe hareja
Ne të gjithve na bashkon feja.

- ''Thuja: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë
thjesht vetëm për All-llahun Zotin e botëve''. (El-En'am: 162).

''Thuaj: ''Vetëm mirësisë së All-llahut
dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen,
kjo është shumë më e dobishme
se ajo që grumbullojnë''. (Junus: 58).

All-llahu na i pranoftë adhurimet


Përgatiti: Rrustem Bublaku

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara