ETIKA ISLAME

VLERA E DITES SE ARAFATIT

14/11/2010 21:17

Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshirojnë këta?”

Falënderimi i takon Allahut për çdo dhunti dhe mirësi që na dhuroi. E falënderoj Atë për çdo shans për shlyerjen e mëkateve që na mundësoi. E falënderoj Atë për Arafatin, ditën më të vlefshme të vitit, që Ai e caktoi. E falënderoj në çdo moment për këtë fe të pastër në të cilën na udhëzoi, posaçërisht me pasimin e Sunnetit të Pejgamberit alejhi selam, me të cilin na ngriti dhe na begatoi. Fjala më e mirë është fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit alejhi selam. Veprat më të këqija janë bidatet, çdo bidat të çon në humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr të xhehennemit. S'ka dyshim që Allahu i Lartësuar dëshiron që robërit e Tij t’i drejtohen vetëm Atij dhe të kërkojnë ndihmë dhe falje vetëm prej Tij. Madje për ta ngulitur këtë çështje në zemrën e çdo muslimani, Allahu caktoi disa muaj, disa net dhe disa ditë për t’iu kthyer Atij më shumë, për të kërkuar nga Ai me më seriozitet dhe për të fituar sa më shumë mirësi dhe shpërblime në botën tjetër.

Nga këto mundësi të arta është edhe dhuntia e ditës së Arafatit, e cila është e veçantë, vetëm një herë në vit, madje vetëm për një pjesë të njerëzve, të cilët janë musafirë të Allahut dhe i janë përgjigjur thirrjes së Allahut. Arafati është vetëm një ditë, por për nga vlera dhe dobia që ka llogaritet me vite, llogaritet
me gjithë jetën e njeriut.

ÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?
Fjala Arafat, që në gjuhën arabe shqiptohet Arefete apo Arafat, rrjedh nga fjala “arefe”, që do të thotë ka ditur, ka njohur. Dijetarët islamë kanë dhënë disa mendime në lidhje me arsyen e emërtimit të Arafatit me këtë emër. Nga këto mendime të shumta do të cekim tre mendimet më kryesore:

1. Është quajtur “arafete” ngase Xhibrili alejhi selam kur ia ka treguar Ibrahimit alejhi selam vendet e shenjta në Mekë, e ka pyetur: "A i dite, a i njohe?" Ibrahimi alejhi selam është përgjigjur: "Po, i dita, i dita."

2. Quhet “arafete” ngase njerëzit njihen njëri me tjetrin në atë ditë.

3. Quhet ”arafete” ngase Ademi alejhi selam është njohur me gruan e tij, Havanë, në këtë vend, pasi kanë zbritur nga xhenneti.

VLERA E KËSAJ DITE

1. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar fenë e Tij Në "Sahihun" e Buhariut dhe të Muslimit tregohet se një çifut e ka pyetur Umerin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: "O prijës i bes-imtarëve, keni një ajet në librin tuaj (Kur’anin), që e lexoni.
Sikur të na kishte zbritur neve çifutëve një ajet i tillë, do ta kishim bërë atë ditë feste." Umeri tha: "Cili ajet është ai?" Çifuti i tha: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. Maide: 3
Atëherë Umeri i thotë: "E dimë këtë ditë dhe e dimë vendin ku i ka zbritur ky ajet Pejgamberit alejhi selam, derisa ishte në Arafat, ditën e xhuma."

2. Kjo ditë është festë për muslimanët Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Dita e Arafatit, dita e prerjes së kurbanit (Kurban Bajrami) dhe ditët e tjera të Bajramit janë festë për ne pasuesit e Islamit dhe ato ditë janë ditët e ngrënies dhe të pirjes.”

3. Allahu i Lartësuar është betuar në këtë ditë dhe i Madhërishmi nuk betohet vetëm se për një gjë të madhërishme Allahu i Lartësuar thotë: "Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet.” (Buruxh: 3).
Dita e Arafatit është dita që dëshmohet. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dita e premtuar është Dita e Kiametit, dita që dëshmohet është dita e Arafatit dhe dita që dëshmon është dita e xhuma...”

4. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dy viteve. Transmeton Ebu Katade, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pyetur për agjërimin në ditën e Arafatit dhe ka thënë: "Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.”

5. Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshirojnë këta?”

6. Në këtë ditë ka shpresë të pranohen duatë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit.”

DISA MËSIME TË NXJERRA NGA KJO DITË

-Afrimi i Allahut pranë robërve të Tij në këtë ditë të madhe, që tregon për vlerën e kësaj dite si dhe për mëshirën e madhe që ka Allahu ndaj robërve të Tij.

-Shpërblimi i madh që arrin haxhiu për këtë kohë të shkurtër tregon edhe një herë për bujarinë absolute të Allahut dhe se Allahu nuk i dëshiron askujt të keqen.

-Kjo ditë është një mësim për muslimanin, që edhe gjatë jetës së mbetur të mos i shkëputë lidhjet kurrë me Allahun dhe gjithmonë për çdo çështje t’i kthehet Atij dhe të kërkojë ndihmë vetëm nga Ai.

-Kjo ditë është mësim gjithashtu për muslimanin që çdo vepër të jetës së tij ta veprojë sipas Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

-Në këtë ditë të madhe dhe në këtë bashkim të njerëzve në atë vend, muslimani duhet të sjellë ndër mend ditën ku do të bëhet bashkimi më i madh, Ditën e Kiametit. Dita e Arafatit duhet të jetë këshillë për të, se në
një kohë shumë të shkurtër njerëzit do të bashkohen në bashkimin më të madh që prej ekzistencës së tyre, në bashkimin përfundimtar para Allahut të Plotfuqishëm, pastaj do të ndahen disa në zjarrin e xhehennemit e disa
në mirësitë e xhennetit.

E lus Allahun e Lartësuar të na bashkojë të gjithë muslimanëve në xhennetet e Tij të shtrenjta, ngase ai është bashkimi përfu ndi - mtar dhe kryesor!
Amin! Amin! Amin!

Shkëputur nga Revista: "Delirje & Edukim"
Përgatiti: Xheladin Leka [7]

Per ETIKA ISLAME dergoi: NERA KOSOVA

 

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara