ETIKA ISLAME

HISTORIA E DHULKIFLI A.S

07/12/2010 12:20

Historia e profetit Dhulkifl a.s

 

Pas Ejubit a.s, Zoti dërgoi një profet tjetër, për të cilin shumica e historianëve mendojnë se ishte djali i Ejubit a.s. Thotë Zoti në Kuranin fisnik:"(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët." (Enbija, 85)

 

 

Është një dëshmi nga ana e Zotit për këta profetë, se kanë qenë të duruar dhe nejrëz të ndershëm dhe të drejtë.

Emri i Dhulkiflit përmendet dhe në suren Sad, ku Zoti i lartësuar thotë:"Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë." (Sad, 48)

Dhulkifli e trashëgoi profecinë nga babai i tij  Ejubi a.s. Emri i tij i vërtetë ishte Bishr, kurse Dhulkifl u quaj për shkak se mori përsipër të ndihmojë të gjithë nevojtarët e popullit të tij. Ashtu siç mori përsipër të jetë gjykatësi i tyre i drejtë. Përsa i përket lidhjeve të tij me Zotin, ai kishte marrë përsipër të agjërojë ditën dhe të falet gjithë natën. Kjo është arsyeja përse u quajt Dhulkifl.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara