ETIKA ISLAME

IBN SINA (AVICENA)

29/10/2010 20:54

Ibn SINA  (Avicena)

[981 - 1037]

Ibn Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë ne kohen e tij. Kontributi kryesor i tij ne shkencen e mjeksis ishte libri i tij i njohur "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur në perëndim "Kanuni". asnjë shqyrtim në shkencën e mjeksis nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind më 981 ne Afshan afer Buharës (Azia Qëndrore).

Në moshën 10 vjeçare ai u be me përvojë ne studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Stodioi logjiken nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i filozofis përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve Grek si dhe musliman. Ne rinin e tij ai tregoi zgjuarësi te mrekullueshme ne mjekësi  dhe ishte i njohur në rethinën. Ne moshen 17 vjeçare ai me sukses kuroi Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje semundje nga e cila te gjithë fizikantet e njohur kishin hëqur dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri te vetmën dëshirë e kishte që t'i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.

Ibn Sina, mbas vdekjës së babait të tij udhëtoi për në Xhurxhan ky aty ai takoi bashkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Beiruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekësisë) është një enciklopedi viganeme mbi një milion fjalë. Libri shqyrton njohuritë mjeksore të vlefshme nga burimet e lashta si dhe  muslimane. Për shkak të trajtimit sistematik, formës së përkryer si dhe vlerës thelbësore, Kanuni ua kalon të gjthë librave të kohës dhe qëndron suprem për gjashtë shekuj.Ibn Sina jo vetëm që përmbledhi diturinë ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut të madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet për mjeksitë gjenerale, drogat e ndryshme (706 lloje), sëmundjet që ndikojnë në të gjitha pjesët e trupit nga koka deri tek këmbët, në veçanti patologjinë dhe farmacopinë. Njihej si libri më autentik mjekësorë.

Ndër kontributet e tija origjinalë janë arritjet sikur njohja e natyrës infektuese të tuberkulosit, përhapja e sëmundjeve përmes ujrave të zeza, dhe ndërlidhja në mes psikologjisë dhe shëndetit. Ishte i pari që shpjegoi sëmundjën meningjit dhe i dha kontribut të veçantë anatomisë, gjineokologjisë dhe shëndetit të fëmijëve. Gjithashtu ai ishte i pari që sugjeroi mjekimin e fistelës së gjendrave të lotëve dhe prezentoi sondën (vegël për mjekim) për kanalin.

Kanuni i Ibn Sinas përmban shumë zbulime anatomike të cilat edhe sot pranohën. Ibn Sina ishte shkencëtari i parë i cili shpjegoi minutën dhe dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesët e tij përbërëse si përshëmbull, të bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridën, retinën, nervin optik dhe të tjera.

Ibn Sina kundërshtoi hamendjet dhe supozimet në anatomi dhe u sugjëroi fizikantëve dhe kirurgëve që diturinë e tyre ta bazojnë në studimet e trupit të njeriut. Ai vërejti që Aorta përmban tre valvola të cilat hapën kur gjaku vërshon në të nga zemra gjatë tkurrjes dhe mbyllën gjatë shlirimit të zemrës që gjaku mos të mund të kthehet mbrapsht në zemër. Ai pohonte se lëvizjet muskulare janë të mundura për shkak të  nervave të lidhura me to, si dhe përceptimi i dhimjeve në muskuj gjithashtu është për shkak të nervave. Për më tepër, ai vëzhgoi që shpretka e mëlçisë dhe veshka nuk përmbajnë asnjë nerv por nervat janë të ngulitaura në mbështjellësit e këtyre organeve.

Kanuni është përkthyer në latinishtë nga Gerardi i Kremnës në shekullin 12. Libri u bë tekst për mësimin mjekësorë në shkollat Evropjane. Nevoja për të vërtetohet me faktin se në tridhjetë vitet e fundit të shekullit pesëmbëdhjetë është botuar gjashtëmbëdhjetë herë, 15 në gjuhën latine dhe 1 botim në gjuhën hebreje si dhe është ribotuar mbi njëzet herë në shekullin gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 1930, Kameron Gruner pjesërishtë përktheu këtë libër në gjuhën angleze me titullin " Një trajtim  mbi Kanunin e Mjekësisë të Avicenës". Nga shekulli dhymbëdhjetë deri në atë shtatëmbëdhjetë libri ka shërbyer si udhërrëfyes kryesorë në shkencat mjekësore në përëndim. Dr. Viliam Olser, autori i librit "Evolucioni i Shkencës Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibël mjeksie për kohë të gjatë më shumë sesa çdo punim tjetër."

Kitab el-Shifa, Libri i Shërimit i Ibn Sinas është një enciklopedi filozofike e cila përfshin një horizont të gjerë njohurishë nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij përfshin atë të Aristotelit, infuencën Neoplatonase si dhe mëndimet e dijetarëve musliman. Në përkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranë librit Kitab el-Shifa gjithashtu janë të njohura edhe punimet e tija si "el-Naxhat dhe Isharat. gjithë fushën e filozofisë ai e ndanë në dy kategori: njohurite teoretike dhe njohuritë praktike. E para përfshinë fizikën, matematikën, dhe metafizikën dhe e fundit etikën, ekonominë dhe politikën.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut në matematikë, fizikë, muzikë dhe lëmi të tjera. Ai bëri disa vëzhgime astronomike, dhe shpiku një instrument për të rritur precizitetin në lexim. Në fizikë ai kontribuoji në studimin e formave të ndryshme të energjisë, nxehtësisë, dritës dhe mekanikës si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi një ndërlidhje në mes kohës dhe lëvizjes dhe gjithashtu bëri studime në gravitacion specifik si dhe përdori termometër ajror.

Në lëndën e kimisë, ai nuk besonte në mundësinë e shëndrrimeve kemikale në metal. Këto mendime ishin  në kundërshtim të plotë me ato të kohës së tij. Vepra e tij për mineralet ishte një nga burimet kryesore për enciklopedistët krishterë në fushën e gjeologjisë të shekullit të trembëdhjetë.

Në lëminë e muzikës, kontributi i tij ishte një përmirësim i punës së Farabiut dhe me dituirinë e tij i tejkalonte dijetarët e asaj kohe të kësaj fushe.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara