ETIKA ISLAME

LUTJE NGA HADITHET E VERTETA

30/10/2010 12:58

"All-llahu im, kërkoj prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e atij që Të do dhe veprën që më sjell deri te dashuria Yte. All-llahu im, bëre dashurinë Tënde më të dashur për mua sesa vetja ime, familja ime dhe uji i ftohtë". Hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu.


"All-llahu im, m'i fal mëkatet, ma zgjero shtëpinë time dhe ma beko furnizimin që ma jep". Transmeton Tirmidhiu.


"All-llahu im, na ndaj nga devotshmëria Yte pengesë mes neve dhe mëkateve ndaj Teje, na ndaj nga respektet Tuaja vepra që na dërgojnë në Xhennetin Tënd, na ndaj neve aq bindje sa na i lehtëson fatkeqësitë e dunjasë, na mundëso që të kënaqemi me veshët, sytë dhe fuqinë tonë sa të jemi gjallë dhe këtë të fundit bëre trashëgimtar tonin (na jep fuqi deri në fund të jetës), bëre që hakmarrja ynë të jetë ndaj atyre që na bëjnë zullum dhe na ndihmo kundër atyre që na armiqësojnë, mos e bën fatkeqësinë tonë në fenë tonë, e as mos e bën dunjanë interesin tonë më të madh e as qëllimin e diturisë sonë, dhe mos mundëso të na sundojë kush nuk na mëshiron". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

"All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj na fal neve". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.


"All-llahu im, ne kërkojmë prej Teje çdo të mirë që e ka kërkuar prej Teje Pejgamberi Yt, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kërkojmë strehim prej Teje nga çdo e keqe nga e cila ka kërkuar strehim te Ti Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem. Ti je Ndihmës, Ty të mbetet kumtimi dhe s'ka mundësi e fuqi vetëm se me All-llahun [subhanehu ve teala]". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.


"All-llahu im, bën që hallalli Yt të më mjaftojë përballë haramit dhe bën që dhuntitë Tuaja të më bëjnë të panevojshëm ndaj të tjerëve". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.


"All-llahu im, kërkoj strehim prej Teje nga kufri, varfëria dhe dënimi i varrit". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.


"All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga uria, se varfëria është më e keqe dhe kërkoj strehim te Ti nga tradhtia, se është vesi më i keq i brendshëm". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

"All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga grindja, dyfytyrësia dhe morali i keq". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.


"All-llahu im, kërkoj mbrojtje te Ti nga fundosja në borxhe, të mos na ngadhënjejë armiku dhe nga dashaligësia e armiqve". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

"All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çmenduria, lebra (elefantijazis), gërbulja dhe sëmundjet e këqija". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

"All-llahu im, kërkoj mbrojte te Ti nga lodhja e udhëtimit, kthimi i molisur, nga prishja e gjërave pas përmirësimit të tyre, nga lutja e atij që i është bërë zullum dhe shikimi i keq në familje dhe pasuri". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.


"All-llahu im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.


"All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të rrëzohem (e të mbytem), mos të më zënë gërmadhat, mos të fundosem, mos të digjem. Kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të më devijojë djalli duke dhënë shpirt. Kërkoj mbrojtje prej Teje që të vdes në rrugën Tënde duke u tërhequr dhe kërkoj strehim te Ti që mos të vdes i kafshuar (prej kafshëve helmuese)". Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

"All-llahu im, kërkoj të më mbrosh prej sëmundjeve në dunja dhe në ahiret. All-llahu im, kërkoj falje të mëkateve dhe të ma mbrosh fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time. All-llahu im, m'i mbulo të metat dhe më qetëso në momentet trishtuese. All-llahu im, më ruaj para dhe mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë, dhe nga lartë. All-llahu im, kërkoj strehim në madhërinë Tënde që mos të më lëshojë toka". Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

"All-llahu im, ma mbroj trupin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj dëgjimin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj shikimin tim nga sëmundjet. S'ka Zot tjetër përveç Teje". Hadithi është sahih transmeton Ebu Davudi.

"All-llahu im, mëshirën Tënde e shpresoj e mos më lë që të mbështetem në veten time as sa një lëvizje e qerpikëve, më përmirëso gjithë gjendjen time, s'ka Zot tjetër përveç Teje". Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.


"All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të humbi dhe mos të më humbë ndokush, që mos të rrëshqas ose të më rrëshqet ndokush, që mos të bëhet padrejtësi dhe mos t'i bëjë kujt padrejtësi dhe që mos të sillem në mënyrë injorante ndaj ndokujt e as mos të sillet ndokush ndaj meje në mënyrë injorante". Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.


"O Zot, më ndihmo e mos i ndihmo ndokujt kundër meje, më mundëso fitore e mos i mundëso ndokujt të më fitojë, bën kurthë për mua e jo kundëra meje dhe më ndihmo kundër atij që më bën zullum. O Zot, më bën falënderues Tëndin, përmendës Tëndin, që frikohet shumë prej Teje, i kërrusur para Teje dhe i mposhtur e i penduar te Ti. O Zot, pranoje teuben time, laje mëkatin tim, përgjigjju lutjes sime, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje prej gjoksit tim urrejtjen dhe zilinë". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

"O ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në respektin Tënd". Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.


"Kërkoj strehim në Fjalët e All-llahut [subhanehu ve teala] të plota nga hidhërimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij, nga nxitja e djajve dhe nga prania e tyre". Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.


"All-llahu im, më udhëzo së bashku me ata që i ke udhëzuar, më mbroj prej sëmundjeve së bashku me ata që i ke mbrojtur, miqësom së bashku me ata që i ke miqësuar, ma beko atë që ma jep, më mbroj nga sherri i asaj që ke caktuar, ngase Ti je Ai që cakton, e s'ka kush cakton për Ty dhe s'ka mundësi të mposhtet ai që është miku Yt, e as të lartësohet ai që është armiku Yt, i Bekuar dhe i Lartësuar qofsh". Hadithi është sahih, transmetojnë Ahmedi dhe Bejhakiu.

"O Ti që je i Gjallë, o Ti që je Mbikëqyrës, kërkoj ndihmë në mëshirën Tënde". Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.


"All-llahu im, kërkoj mbrojtje nga sprova që lodhë, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve". Transmeton Buhariu.


"All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga sherri i asaj që e kam bërë dhe nga sherri i asaj që s'e kam bërë". Transmeton Muslimi.

"All-llahu im, shtoje pasurinë dhe fëmijët e mi dhe bekoje atë që ma jep". Transmeton Buhariu.

"S'ka Zot tjetër përveç Teje, unë jam prej zullumqarëve". Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

"All-llahu im, unë jam robi Yt, bir i robit Tënd dhe bir i robëreshës Tënde, koka ime është në Dorën Tënde, gjykimi Yt do të realizohet në mua, caktimi Yt për mua është i drejtë, Ty të lutem me çdo emër Tëndin që e ke, me të cilin e ke emërtuar Vetveten, ose ia ke mësuar ndonjë krijeses Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose e ke mbajtur të fshehur në Diturinë Tënde të fshehtë, që ta bëshë Kur'anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largim të dëshpërimit tim dhe mërzisë sime". Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.


"All-llahu im, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona dhe na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe dënimi i ahiretit". Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara