ETIKA ISLAME

MOTIVIMI

29/10/2010 20:45

Disa mekanizma të tij
Njeriun, si hijen e vet, e ndjek koha dhe nganjeherë shohim se kalojmë në ”kohofobi”.
Shumë herë vuajmë dhe frustrohemi nga mungesa e realizimit të dëshirave, ambicieve dhe synimeve, por edhe na shkaktojnë konfuzion, tensionet, sfidat dhe pengesat në rrugën e vështirë të jetës, të cilat na dalin në rrugën e idealeve tona dhe na gllabërojnë energjinë dhe entuziazmin për punë. Por nëse të gjitha na mungojnë një gjë duhet ta kemi si driten e syrit dhe si frymen e shpirtit – Motivin.

  Motivi - Elementet e tij
Mekanizmat ndihmës (namazi, lutja, agjërimi, konsultimi, fokusimi etj.)
Planifikimi i afërt real. Pajtimi me të mundshmen .
Motivi është gjeneratori apo biogjeneratori i fuqisë fizike, mendore, dhe elanit për jetë të suksesshme. Pa motiv për punë, jetë, dituri dhe çdo aktivitet në jetë suksesi është i dobët dhe i paarritshëm. “Puna e filluar me deshirë, gjysma është e kryer në fillim”- thoshte Sami Frashëri.
Elementet e motivit :
Duhet të fillohet nga punet e lehta drejt atyre të vështirave dhe të komplikuarave; p.sh, nxënësi fillimisht mëson në shkollë lëndët e lehta, dhe duke korrur suksese në to fiton kurajo dhe motiv për t’u përballur me lëndët e vështira . Kështu, edhe studenti kur jep provime duhet të hyjë se pari në provimet më të lehta dhe kur
të fitojë besimin “e të qënit i suksesshëem” fiton siguri dhe stimul pozitiv si “student iaftë dhe produktiv“, por ky manifestim ndaj vetëvehtes duhet të jetë real e jo irracional dhe narcisoid.
Kjo metodologji dhe “psikoterapi” është mirë të aplikohet në
tërë fushat e jetës, punë, sport, mësim studimi, kritikë, art, publicistikë, ekonomi, politikë, etj.Kjo mund të bëhet edhe në mënyrë individuale (autodidakt), por edhe shoqërore (edukativ, sugjerues, konsulltues, predikues) etj.
Edhe në sferën e besimit duhet të ecet ngadal dhe sigurt, duke mos
bërë “hop akoma pa kërcyer”, duke analizuar, studiuar, medituar dhe
praktikuar obligimet fetare, duke plotësuar arsyetimin personal me  konsultimit profesional dhe shkencor.

Elementet bazë të besimit

Elementet e motivit janë specifike për çdo lëmi apo fushë, qoftë shkencore, historike, artistike, inxhinierike, politike etj.
Këto elementë mund të jenë në forma të larmishme, dëgjimorë, leximi, vizive, apo të kombinuara.
Duke mos lënë anash elementet atraktivë dhe rekreativë, si akseptorë të mirë të motivacionit (Nganjëherë motivohemi edhe me elemente triviale, Aliu r.a)

Mekanizmat ndihmës

Duke lexuar një studim të Qëndrës Ingjinierike për Biomedicinën në Kaula Lampur, Malajzi, për efektet psikologjike dhe biologjike që sjell kryerja e ritualit fetar –Namazit, nga ekspertizat dhe hulumtimet shkencore, dalin në pah të vërteta interesante lidhur me dobitë që sjell adhurimi pesë herë në ditë i besimtarit, rapoton
 “nvve straits times”. Dobitë që ceken në këtë studim përfshijnë aspektin trupor dhe relaksimin e forcimin e kujtesës, stabilizim e zemrës,  drejtë peshimin
kurrizor, orjntimin, fokusimin dhe adoptimin më të lehtë në kohë dhe hapsirë etj.
Pra përveç mekanizmave tjerë te shumtë të motivimit, njeriu besimtar mund të arrij të forcojë dhe shtojë sasinë e motivit dhe elanit për punë, mësim dhe përballim të sfidave në jetë përmes adhurimit të rregullt ditor –namazit .
"O ju qe keni besuar, kërkoni ndihmë me durim dhe namaz. All-llahu është me durimtaret ".  El –Bekare
Pra, për të qënë të motivuar në jetë duhen poseduar mekanizmat mbrojtës të tij, të cilët e stabilizojnë dhe nuk e lënë të tundet fortifikata e zemrës së njeriut, e ata përmenden më së miri në Kur’anin Famëlartë, durimi dhe namazi, “mbrojtje të shkëlqyara për jetën" .
Durimi është forma paqësore e luftës në jetë, namazi arma e arenës së saj d.m.th. me durim nuk i shpallim luftë realitetit të caktuar jetësor por me namaz absorbojmë fuqi dhe motiv ta ballafaqojmë dhe përballojmë atë.
Si mekanizma tjerë të motivit mund të përmendim edhe:
• Relaksimi ose fokusimi në aspektet që te qetësojnë përkohësisht, derisa të kthehet dielli i motivit në jetë,
• Konsultimi me një mik të dashur dhe të mënçur ,
• Konsultimi me psikoterapistë, mundësisht besimtar të devotshëm.
• Leximi i literaturës motivuese dhe heroike (p.sh Fragmente nga jeta
 e Sahabeve , Mos u Trishto, Kokë me kokë me të rinjet , Fuqia e
 besimit përsosmëria e shpirtit etj.)
• Shëtitja në ambiente të qeta, të pastra dhe të dashura.
• Vizita e të sëmurve durimtar, të sprovuarve krenar dhe
 heronjëve dijetarve të gjallë,
• Përkujtimi i sukseseve të arritura në jetë me sy modestie.
• Sporti i rregullt dhe i lehtë.
• Dashuria për hirë të Zotit e qetëson zemrën dhe rritë
 Miqësinë, e cila shton motivin për jetë .
Njeriu pa dashuri te lumtur, pa miq të sinqertë, pa adhurim të pastër ka predispozitë për humbje dhe mungesë të motivit në jetë.
Lutja, lutja para Zotit është njëkohësisht rrëfim, shfajësim, justifikim, ballafaqim, pranim dhe dorëzim, elemente të cilat na bëjnë që të çlirojmë energji pozitive, të largohen ato negative dhe të hapen dritare nga rrezet e shpirtit, të cilat shëndrisin elemente të optimizmit dhe motivit në jetë.


Agjërimi
- Nuk është vetëm një ritual Hyjnor, i cili duhet të kuptohet si masë ndëshkimore apo matës i fuqisë së njeriut në përgjigje ndaj një obligimi të caktuar nga Zoti, siç është abstenimi nga ushqimi dhe mardhëniet intime brenda intervalit një të caktuar kohor.
Agjërimi ngërthen në vetvete aspekte, fenomene, dhe reflektime shumdimensionale, të cilat manifestohen si në rrafshin individual-vertikal, në raportin besnik dhe vetmohues mes njeriut dhe Zotit, ashtu edhe në rrafshin social-shoqëror, në sferën e familjes, rrethit, shoqërisë dhe njerëzimit në përgjithësi.

Agjërimi, përveç aspektit fizik-shëndetësor (dietë natyrale dhe relaksim biologjik) luan rol posaçërishtë në përsosmërinë shpirtërore, dominimin e intelektit mbi instiktin dhe shpirtit mbi trupin, rast i cili krijon hapësirë për përvetësimin dhe implementimin e vlerave dhe virtyteve fisnike.

Duke luajtur këtë rol relevant agjërimi shërben si mekanizëm për unifikimin e vullnetiti dhe kultivon përvetësimin e besueshëm të shprehive tek njeriu.

Psikologët preferojnë praktikimin e një detyre (ushtrimi, shprehije) të caktuar në afat tridhjetë-ditor, në mënyrë që të arrihet të fitohet dhe të përvetësohet praktikimi shprehisë.
Ndërsa për agjërimin, i cili praktikohet tek ne muslimanët ( një muaj), psikologët theksojnë se është kulminacioni i përforcimit të vullnetit dhe përfitimit të shprehive të qëndrueshme.
E ku ka vigjilencë autodidakte më të përshtatshme se sa praktika e agjërimit ?
Njeriu është në kulminacionin e vetkontrolli në suaza njerëzore dhe në maksimumin e drejtimit së timonit mbi instiktet e natyrës së tij.
Përfundimisht praktika e agjërimit përgatit njëriun për mejdan, në luftën e pamëshirshme të jetës dhe luftën e përhershme ndaj vetvehtes.

Fokusimi dhe planifikimi real.
Fokusimi dhe planifikimi real janë elemente të mira për të mbajtur balancën në proçesin e motivimit.
Shpeshherë nuk fokusohemi mirë në punën e filluar, kjo zvogëlon përqendrimin në punë dhe zbeh suksesin e saj. Kur njeriu është i shpërqendruar dhe i çorientuar ai nuk bën asgjë ose nuk përfundon punën e filluar. Kjo i shkakton humbje të vetë besimit por dhe tendencë të humbjes së motivit për jetë aktive.

Njeriu kur mundohet të jetë një “superman” thjeshtë e ngarkon vehten jashtë mundësive të tij reale, duke shpenzuar brenda një kohe të shkurtër sasi të mëdha energjie. Kështu,  atij nuk i mbetet energji e mjaftueshme për aktivitetet e zakonshme dhe rrezikon shëndetin e tij bashkë me punët e detyrueshsme .
Pra një fokusim në punë dhe planifikim real mund te rrisin efektin e veprimtarisë e më të dhe balancinin e motiveve në jetë.

Pajtimi me të mundshmën

Njeriu duhet të pajtohet relativisht me vehten, familjen, martesën, profesionin, dhuntitë dhe të metat, dobësitë, përparësitë, pengesat, fuqitë, rrethin, shoqërinë etj dhe në fund, me kohën dhe vetë jetën, komponente këto të fatit njerëzor.
Pajtimi më të munshmën nuk është determinizëm ( kaderizëm ) dhe statik por është aktivitetet për ndryshim, përmirësim, evoluim, planifikim, përpjekje dhe optimizem që “të pamundshmen e pa arrirë  ta bëjmë të mundshme reale,  atëherë kur i kemi futurë në veprim të gjithë faktoret që i përmendem por edhe tjerë që mund të shtohën:

• Aktivitet dinamik dhe praktik duke u nisur nga parësoret në sekondaret
• Përmirësimi dhe ridefinimi
• Planifikim strategjik (përcjellja në etapa)
• Zhvillim i planit
• Përpjekja konstante
• Optimizmi real
• Entuziazmi i pakusht (pandalur)

Ne kemi investuar maksimumin atëherë njeriu duhet të pajtohet me të mundshmen e arrirë.
Pra formula “pajtimi më të mundshmën" është zgjidhja me e mirë dhe e lumtur e ekuacionit të nderlikuar Jetë.
Prandaj është mirë që njeriu që në të analizojë, rivështrojë dhe ripërcaktojë planet e tij në jetë, sukseset dhe ngecjet, të arriturat dhe pengesat, dhe me një sy kritik të arrijë
në përfundim tek një (vet)auditim gjithëpërfshirës.
Për të patur një sukses në jetë sigurisht duhet planifikim i mirë dhe mundësi  reale për realizim.
Besimi i vërtetë është motivi më i mirë dhe njëri ndër çelsat e realizimit të misionit njerëzor me sukses.
Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara