ETIKA ISLAME

SHEJH ALBANI

08/11/2010 18:32

Ai ua mësoi të tjerëve shumë gjëra me menhexhin, pozitën, sjelljen, moralin dhe karakterin e lartë dhe zemrën e butë.

Ai është Muhamed Nasirud-Din Ibn Nuh Ibn Adem Ibn en-Nexhati. Ai u lind në Shkodër, asokohe kryeqytet i Shqipërisë, në vitin 1332/1914. Ishte muhadith (dijetar i hadithit), fekih (dijetar i jurisprudencës) dhe thirrës në Librin dhe Sunetin, dhe ishte në metodologjinë e Selefus-Salih-it, shkrimtar i saktë e Dijetar i aftë për të dhënë fetva. Babai i tij, Haxhi Nuhu ishte prej dijetarëve më të mëdhenjë Hanefi në vendin e tij. Me ardhjen e regjimit sekularist të Ahmed Zogut në pushtet, Haxhi Nuhu migroi me të gjithë fëmijët e tij, në mesin e të cilëve ishte edhe Muhamed Nasirud-Din. Ai u shpërngul për hir të fesë së tij në tokën e Shamit për shkak të asaj që ishte përmendur në lidhje me të prej virtyteve dhe cilësive të shquara në Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Në këtë vend edhe u vendos. Pas përafërsisht pesëmbëdhjetë vitesh, Shejhu migroi në ‘Aman, kryeqytetin e Jordanisë. Dhe aty jetoi deri në fund të jetës së tij, si një Dijetar, mësues, fekih (jurist) dhe edukator.



Ai i mori studimet e tija bazike në Damask, kryeqyteti i Sirisë, që ishte një strehë e diturisë së gjeneratave të kaluara. Ai mësoi nga një numër Dijetarësh dhe njerëzve të diturisë, siç ishte babai i tij, Haxhi Nuhu, Shejh Se’id el-Burhani dhe të tjerë përveç këtyre. Allahu i Madhëruar e bëri shkencën e Hadithit Pejgamberik të dashur për të në pjesën e hershme të jetës së tij dhe gjatë rinisë së tij. Dhe kjo ishte kur ai lexoi artikujt e Shejh Muhamed Rashid Ridasë në revistën el-Menar, në përgenjështrimin e rrëfimeve të pabaza që Ebu Hamid el-Gazali (v.550h) i citoi në librin e tij, Ihja’ ‘Ulmud-Din.



Ai pranoi një ixhaze (letër-lejim) nga Shejh Muhamed Ragib et-Tebak – historian dhe muhadith i Alepos – që të rrëfejë rrëfimet që gjinden në koleksionin e tij të quajtur, el-Envarul-Xhalije fi Mukteseril-Ithbatil-Helebije. Kjo ishte kur ai pa talentin e tij të jashtëzakonshëm, mendjeprehtësinë, të kuptuarit dhe mendjen e tij të shkëlqyer, si dhe dëshirën e tij të flaktë për arritjen e shkencave Islame dhe diturisë së Hadithit. Ai filloi të shkruaj në të njëzetat e hershme të tija. Kështu që shkrimi i parë i tij qe ngritur mbi Fikh (jurisprudencë), njohjen e dëshmisë dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kubur Mesaxhid. Ky libër qe botuar disa herë. Ndërsa prej shkrimeve të para të tija në lidhje me historinë dhe metodologjinë e hadithit ishte libri, er-Reudetun fi Tertib ue Tehrixh Mu’xhemit-Teberanijil-Kebir, dhe kjo ende mbetet në formë të pabotuar.



Ai qe ftuar nga drejtime të ndryshme prej universiteteve Islamike dhe Instituteve të edukimit dhe mësimit, që të merr pozitë të lartë në to. Sidoqoftë, ai me respekt e arsyetoi veten për shkak të aktiviteteve të tija mësimore. Ai qe caktuar mësues në Departamentin e hadithit Pejgamberik në Universitetin Islamik të Medines në kohën e hapjes së tij. Ai qëndroi atje në një periudhë prej tri vitesh, duke filluar prej vitit 1381H. Nga ajo që ndodhi si rezultat i tij ishte fillimi i një ringjallje të gjerë në diturinë e hadithit, e cila u përhap duke arritur të gjitha anët e botës. Dhe kjo po ashtu gëzoi një rishfaqje mbi nivelin konvencional kur universitetet i dhanë një rëndësi të përgjithshme duke prezentuar qindra libra në fushën e specializimit të hadithit. Kjo gëzoi rishfaqje si një fushë e studimit kur një numër i madh i studentëve e përqendruan vëmendjen drejt studimit të diturisë së hadithit dhe specializuan në të. Dhe kishte tjetër përveç kësaj nga ajo që ndodhi pas tij, përmes ndikimit të tij. Dëshmia më e madhe për këtë është ajo se shumë libra të hadihtit qenë kontrolluar, dhe shumë indekse qenë shkruar për hadith nga ajo që praktikisht ishte e panjohur para tij. Pra ky ndikim i veçantë – për shkak të madhështisë dhe dëlirësisë së vet – s’mund të mohohet nga askush, madje as nga kundërshtarët e Shejhut tonë të cilët e kundërshtojnë atë në menhexhin (metodologjinë) e tij.



Dijetarët më të mëdhenj të epokës sonë e kanë lavdëruar atë, pyetur atë, pranuar atë, kanë dhënë vendime për të dhe i kanë shkruar atij. Nëse do t’i njehsonim ata – Allahu i ruajt të gjallët nga mesi i tyre dhe i mëshiroftë të vdekurit prej tyre – nuk do të mund t’i numëronim. Dhe në krye të tyre është Shejhu Fisnik, el-‘Allame ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz (v.1420H); pra ai respektohej dhe admirohej nga ai – mëshira e Allahut qoftë mbi ta. Studentët e Shejhut, qoftë ata të cilët morën dituri nga ai në universitet, apo në hallkat e tij të studimit, ose thjesht nga të lexuarit e shkrimeve të tija – shumë prej të cilave janë botuar – gjinden në të gjitha anët e botës duke përhapur dituri autentike dhe duke thirrur në menhexhin e pastër me forcë dhe qëndrueshmëri.



Shejhu – rahimullahu te’ala – mbeti thirrës në Allahun e Lartësuar mbi besire (mendjehollësi, depërtim) gjatë tërë jetës së tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinë e et-Tesfije uet-Terbije (pastrim dhe edukim). Ajo qe ndërtuar në dituri dhe kultivim si një mësues bujar dhe edukator besnik.


Ai ua mësoi të tjerëve shumë gjëra me menhexhin, pozitën, sjelljen, moralin dhe karakterin e lartë dhe zemrën e butë.





Shejhu – rahimullahu te’ala – kishte shumë karakteristika të lavdërueshme, nga më të qartat dhe më evidentet ishin: saktësia e tij, serioziteti, zelli, këmbëngulësia dhe qëndrushmëria në arritjen e të së vërtetës dhe të kthyerit në pozitën e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vështirësive që erdhën krahas diturisë dhe da’ues (thirrjes në Islam), dhe ai i qëndroi vuajtjes në atë rrugë, duke qenë i durueshëm dhe gjithherë duke shpresuar shpërblimin. Prej gjërave që më së shumti e dallonin Shejhun nga vëllezërit e tij nga mesi i dijetarëve ishte shërbimi i tij ndaj Sunetit dhe njerëzve të tij, dhe përgënjeshtrimi që ua bënte devijantëve me sqarime të qarta dhe anekdota në lidhje me nivelet e tyre të ndryshme.



Vërtet Muslimanët e drejtë nga e gjithë bota shkruajtën për Shejhun – rahimehullah – me një pranim të madh dhe famë të lartë ai qe prezentuar në të gjitha këndet e botës, megjithëse ai nuk e kërkoi atë, as që shkoi tek ajo (fama). Më saktë, ai largohej dhe përpiqej t’i ikte. Ai vazhdimisht thoshte, ‘Dëshira për t’u parë ia then shpinën njeriut’. Nuk ka ndonjë prej krijesave të Allahut, të cilit Ai i dhuroi shkelqësi e që ai nuk ka qenë bujar në çfarëdo çështje prej çështjeve të botës. Kështu që dituria e tij ishte mjeti i tij ndërsa durimi i tij ishte parimi udhëzues. Ai u bë i dalluar për shkak të meritave të tija, durimit këmbëngulës, punës së vyer, madhështisë dhe inteligjencës. Shejhu – rahimehullah – asnjëherë nuk u ndal nga të kërkuarit e diturisë, durimin në të shkruar, duke e arritur atë me zell derisa i bëri tetëdhjetë e gjashtë vite në moshë. Ai nuk pushoi së shkruari dhe kontrolluari deri në dy muajt e fundit të jetës së tij, për shkak të humbjes së forcës – përkundër zemrës së tij që ende ishte e ngjitur ndaj kësaj – derisa shkoi që ta takojë Allahun e Madhëruar pak para perëndimit të diellit të Shtunën, tetë ditë të mbetura nga Xhumadel-Ahire të vitit 1420, që korrespondon me 10/02/1999p.e.s.



Vërtet, njerëzit e falën gjenazen e Shejhut në mbrëmje të së njëjtes ditë në të cilën ai vdiq; ata ishin mbi pesëmijë veta. Përkundër kësaj, përgatitja e tij, namazi dhe varrimi u kryen në kohën më të shkurtë që qe e mundur, në përputhje me testamentin e tij në të cilin ai theksoi pajtueshmërinë me Sunetin e Pejgamberit dhe zbatimin e tij. Vërtet, Dijetarët, studentët dhe njerëzit e rëndomtë qenë prekur nga vdekja e tij. Kështu që ai qe përmendur dhe lavdëruar nga njerëzit e dalluar të diturisë me arritjen në vendin e vdekjes së tij; prej tyre qenë eminenca e tij, Shejh ‘Abdul-‘Aziz Ibn ‘Abdullah alush-Shejh – Muftia i madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite – dhe Shejhu Bujar Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin, si dhe Shejh ‘Abdullah Ibn Xhibrini dhe Shejh Salih Ibn “Abdul-‘Abdul-‘Aziz Ibn Muhamed alush-Shejh dhe të tjerë përveç këtyre.

Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara