ETIKA ISLAME

SAD IBN MUADHI R.A

10/11/2010 16:17
Para betejes se Bedrid Profeti s.a.v.s. i erdhen informacione qe kurejshet kishin dale per te luftaur ne mbrojtje te karavanit.


Ata qe kishin dale me Profetin s.a.v.s. ishin mekasit dhe banoret e Medines se bashku.Marrveshja qe nenshkroi Profeti s.a.v.s. me banoret e Medines ne Akabe ishte qe ta mbronin brenda Medines dhe jo jashte saj.Kurse Profeti s.a.v.s. tani ndodhej jasht Medines.

 

Duke pasur parasysh kete, Profeti s.a.v.s. u foli luftetareve dhe u tha: “Thoni mendimin tuaj,o njerez!” Qohet Ebu Bekri dhe i thote: “Beje ate qe shikon te arsyshme o i Derguar i All-llahut!” Profeti s.a.v.s. i thote:”Zoti te shperblefte me te mira”.Me pase u drejtua perseri njerzeve dhe u tha:”Thoni mendimin tuaj, o njerez!”Qohet Omeri dhe i thote:”Bej ate qe shikon te arsyshme,o i Derguar i All-llahut,se ne jemi me ty!” Profeti s.a.v.s. i thote: “Zoti ta shperbleft me te mira o Omer”. Me pase u drejtua perseri nerzeve dhe u tha:”Thoni mendimin tuaj,o njerez!”
Qohet Mikdad ibn Amri dhe i thote: “O i Derguar i All-llahut, bej ate qe te thote Zoti se ne jemi me Ty.Per Zotin nuk do te te themi ashtu siq i thane qifutet Musait: “Shko ti me Zotin tend dhe luftoni se ne do te qendrojme ketu” por te themi: “Shko ti me Zotiin tende te luftoni, se edhe ne do te luftojm me ty.Betohem ne Ate qe te dergoi me te verteten, ne do te te ndjekim ne qdo hap qe te ecesh”.


Keto fjale e gezuan Profetin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, megjithate te gjithe sa folen deri tani ishin muslimanet e Mekkes (ensaret).Profeti s.a.v.s. kerkonte edhe miratimin e muslimaneve te Medines.
Per kete ai i pyeti serish: “Thone mendimin tuaj, o njerez!” Ateher qohet Sad ibn Muadhi, i pari i fisit Eus dhe i thote: “Sikur kerkon mendimin tone, o i Derguar i All-llahut?” “PO”, iu pergjigj Profeti s.a.v.s. Ateher Sad ibn Muadhi i thote: “Ne te kemi besuar dhe deshmuam qe te mesazhin me te cilin je derguar eshte i vertet. Per kete ne te premtuam bindje dhe respekt dhe te dhame besen.

 

Prandaj vepro si te duash! Betohemi ne Ate qe te ka derguar me te verteten, nese do te hyje ne det, do te hynim pas teje, pa munguar asnjeri nga ne. Merr nga pasurite tona qfare te duash dhe ler qfare te duash.Ajo qe do te marresh nga pasurite tona do te jete me e dashur per ne se ajo qe le.Hyr ne paqe me ke te duash dhe shpalli armiqesi kujt te duash, mbaji lidhjet me ke te duash dhe nderpre me ke te duash.
 
Per Zotin ne nuk kemi frike nga takimi me armikun neser.Ne jemi durimtare ne lufte dhe te sinqerte ne beteje. Shpresojme qe Zoti te te tregoje gjera me te cilat do te gezohesh”.
Per keto dy fjal qe tha Sadi, do te dridhet Arshi diten e vdekjes se tij dhe do te zbresin 70.000 meleke nga qielli per te falur xhenazen e tij.

Keto fjale e gezuan shume Profetin s.a.v.s. i cili u tha me pas: “Pergezohuni, pas Zoti me ka premtuar njeren nga dy te mirat (o fitoren, o karavanin). Per Zotin, me duket sikur i shoh (kurejshet) te vrare.”
Selam Alejkum we Rahmetullahi we Bereketuhu
Marrë nga Libri Gjurmeve të të Dashurit tonë.
Autorë Amer Halid
Share |
Back

Search site

© 2010 Te gjitha drejtat e rezervuara